A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Familjen

Nje Shoqe Si Ti

I ftohte dimri bente at"vite
Me bore shtruar rruget ishin
Pemet nga pesha koke ulur
N"vetmin e heshtjes flisnin.

T"lumtur femijet luanin
N"oborr si dikur topa bore
Nje vajze e vogel pas perdes
Fshehur qendronte n"dritare.

Xhamin trokita ngadale
Eja i thashe i shoqe t"luajm
Jo jo ngasheryer me tha
S"kam pallto as kepuce si t"luaj.

Si e marre drejt shtepis vrapova
Rrembeva n"dollap pallto e kepuce
Me zemer ti fal i thash shoqes
Te luajme bashke si dikur.

E heshtur ndenji nje cast
Lotet ne faqe u ngrine
Me veten fliste vajza
Perse t"jet ky fati im?

Ne krahet e mi erdhi vrap
Fort m"puthi me mall e gzim
Shikimi yne kryqezuar
Pishtar ndezi ne shpirt.

E varfer dikur isha une
Keshu qe shkruar fati im
Sot jame me e pasur se kurre
Se kam prane nje shoqe si ti....
M.P

- poezi nga Mimoza Paskali


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  14





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019