A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Flaka E Qiriut

Erresir e vetmis mbuloj k'saj nate
Qiriun e ndezur prane vura n'tavolin
Ashtu n'heshtje e veshtrova gjate
Mbi flaken e tij fytyra jote ndrine.

Mos kujto se s'te njoh m'tha me ze t'prere
Ta dish me mire se veten ty t"njoh
Je ai qe per tjetren m'hodhe si lecke n'toke
Je ti qe dogje pa meshir shpirtin tim

Ngadale qiriu vazhdon te digjet
Ne te dhe trupi im misheruar
Ah e dashur falje t'kerkoj t'lutem
Te dy u digjem shume vite para shkuar

Asgje prej qiriut s'ngeli n'tavolin
Kujtimet bashk me te u shuan
C'ka mbeti nga ne t'them dishe
Nje fitil i zi i djegur dhe pak parafin....

- poem written by Mimoza Paskali


Choose star rating

Rating:  4.6 / Votes cast:  8





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019