>
LETERSISHQIP

Eterit E Mi

Dua te largohem qe ketu
Dua te shkoj large sa m"larg t"mundem
Atje ku do t"shkoj mund t"mos jete si ketu
Tek varret e eterve te mi atje dua t"shkoj.

Atje ku prehen fytyra te dashura
Qe shpesh ne enderrat tona na vijne
Ne mendje degjojme zerat e tyre nje moment t"kthehen
E nates bashk me enderrat largohen serisht.

Nje cast ndjej qe te gjithe keta njerez i njohe
Edhe pse disa prej tyre kurre si kam pare
Ata jane eterit e mi e une vazhdimi i tyre
E ndjeje gjakun dhe genet e tyre une mbaje.

C"do gure mbi kokat e tyre deshmon nje jete
Qe tani shkoi bashke me besimin e tyre
Me punen perpjekjet te verteten vepren e tyre
Te gjitha keto i di ne gjunje u ulem e puth guret e tyre

Gjunjezuar mbi gure me denes ze e qaje
Dhe pse e di qe jane t"vdekur prej kohesh
Sepse ndodhem n"varreza ndaj une qaje
E s"qaj nga frika e as"se nuk besoj.

Ndjehem e lumtur e prandaj une qaje
E me lotet e derdhur dehem mallengjimit
Qiellin e kalter shohe e ndjeje qe e dua
Dhe gjethet e vogla te sapo celura i dua.

Kjo s"eshte llogjik jo..jo kjo eshte ndjenje e vertete
Eshte dashuri nga thellsia e shpirtit dhe forca e tij
E dua c"do gje t"gjall rreth meje eshte jete ime
E dua jeten time m"shume se kuptimi i saje.
...
Dua te rroj te jetoj ty jeta ime...
M.P