Më mbaj mend (për 1 muaj)

Me Fal Nje Bote...

Netët flejnë mallit të stinëve,
mundohem por syri nuk mbrrin,
ti nisesh përmes lartesive,
frymë në hapesirë e si lule mbin.
Më fal një botë që nuk ka lotë
një botë që s'e arrin mendja ime,
pa ty malli s' shuhet, është e kotë,
me ty zemra ndizet vetëtime
Unë shpesh jam zjarr i gjallë,
shpesh lot që zbret nën qepallë,
puthma syrin, shtrëngome për dore
e rritur jam, kam trajtat fëminore.

- poezi nga Mimoza Rista


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet