>
LETERSISHQIP

Durimi

Tingulli i këmbanës
së heshtur,
struket në kishëzën e shpirtit.

Gërma të shurdhuara
dedhen nëpër hone buzësh
endin ëndrra…

Në faltore
jehona
fjalët kyç.

Si një copëz plasteline
punuar tjetërsohet
nga duar perëndish

Pastaj skicon zemrën
rrahjet, shtohen në
pritjen e pafund.

Durimi im

Fener në portat e verdha
të zhgënjimit,
Vetveten shkund

Nëpër gota servir heshtje
I rrekellej
e dehem, më mund.