>
LETERSISHQIP

Unë

I ngjaj Vezuvit
Kur ai fle.
I ngjaj puthjes
Që ti më dhe.

I ngjaj fjalës
Që mbjell zemra.
Jam porta e ylberit
Ku ti hyn brenda.

I ngjaj vetes
Si asnjë ngjashmëri.
Unë do ngelem unë
Ti do ngelesh, ti!