>
BIOSHQIP

Mimoza Shkodra: “I Sukseshëm Bashkpunimi Me Skivin”

20-02-2014
Mimoza Shkodra, këngëtarja kosovare e cila para pak javësh publikoi videoklipin e saj më ri "Na" në bashkpunim me Skivin & Nora Istrefin, na flet më shumë rreth këngës së re si dhe suksesin e shënuar nga kjo këngë deri tani. Sa për jetën private Mimoza thotë se është "Single" dhe se po e shijon beqarinë e saj.

TeksteShqip: Mimoza, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Na" në bashkpuim me Skivi Skillz & Nora Istrefin. Na lfisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Mimoza: Ka qenë një bashkpunim i veçantë , 3 zhanre të ndryshme, më ka pëlqyer shumë dhe është duke shku shumë mirë.

TeksteShqip: Si lindi ideja për bashkpunim?

Mimoza: Ideja për të qenë unë pjesmarrëse ka qenë e Getoar Selimit.

TeksteShqip: Sa jeni e kënaqur me suksesin e kësaj kënge deri tani?

Mimoza: Deri më tani është duke shkuar super.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të ardhshme pas këtij klipi?

Mimoza: Kam dhe dy bashkpunime tjera për të cilat nuk dua të flas shumë pa u realizu deri në fund. Natyrisht që do të kem dhe një këngë single prap.



TeksteShqip: Keni menduar të realizoni një album?

Mimoza: Po e kam mendu, por nuk e di sa do të mundem të gjej kohë, albumi don shumë kohë, unë kam 3 albume deri më tani dhe mendoj që të kem edhe numrin 4, se kur nuk e di ende...

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar kohëve të fundit me koncerte?

Mimoza: Kohëve të fundit jam tepër e angazhuar, sa që nuk po gjej një javë për të bërë pak pushim.

TeksteShqip: Mimoza, jeni një nga këngëtaret e cila nuk u referohet shumë festivaleve? A do ta shohim ndonjëherë Mimozën në ndonjë festival muzikor?

Mimoza: Nuk më është bërë puna deri tash asnjëherë që të marrë pjesë, por do të kisha shumë dëshirë qeë të këndoja në një festival.

TeksteShqip: Po nga jeta private?

Mimoza: Jeta private mirë shumë, pë shijoj beqarinë.

TeksteShqip: Mimoza, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka?

Mimoza: Faleminderit juve për intervistë, të gjithë fansat dhe lexuesve të këtij websajti ju uroj shëndet dhe lumturi.
(Teksteshqip.Com)

Mimoza Shkodra: “I Sukseshëm Bashkpunimi Me Skivin”