>
BIOSHQIP
Biografia
I takojnë gjeneratës kur muzika është dëgjuar e ndjerë. Andaj zbrazësia që ata kanë lënë në skenën shqiptare çdo ditë e më shumë po len gjurmët e saj. Rok bendi ‘Minatori’ ndonëse prezent kohë pas kohe nëpër mbrëmje të ndryshme, ka vjet që s’kanë sjell në skenë një këngë të re.

Ani pse kërkesat për rikthimin e tyre janë të shumta, solisti i ‘Minatorit’, Naser Gjinovci ka bërë të ditur arsyet e mos pranisë së tyre në skenë. “Ka kohë që po flasim të vijmë me diçka të re. Por përveç dashurisë për muzikën, ne të gjithë punojmë, dhe secili nga ne, kemi përgjegjësit publike. Dhe kjo pak e penalizon punën tonë në art”.

Gjinovci ka treguar se për të qenë i mirë në muzikë, duhet përkushtim maksimal. “Jemi të ndarë në dy aspekte. Në njërën anë puna që sot e bëjmë e në anën tjetër nëntë albume dhe 2700 koncertet. Dhe kjo automatikisht rrit kriteret. Ndërsa për t’u rikthyer si duhet në skenë nevojitet përkushtim maksimal. Muzika është si dashuria. Të kërkon 100 për qind”, ka shpjeguar këngëtari.

Antaret:
Naser Gjinovci – Vokal
Mufail Limani – Gitare
Agim Berisha - Bas gitare
Petrit Riza - Bateri
Valton Beqiri – Tastiere

Albumët e grupit:
● Molla Me Shërbet, 1987
● Të Dua Sa Kosovën, 1989
● Brezi Im, 1991
● Orgazmi Më Vjen Prej Syve Të Tillë, 1994
● Njeriu I Fundit Në Planet, 2001

Në vitin 1994, Minatori publikojnë albumin "Orgazmi Më Vjen Prej Syve Të Tillë".

Në vitin 2001, Minatori publikojnë albumin "Njeriu I Fundit Në Planet".

Në Shtator 2002, Minatori marrin pjesë në Mikrofoni I Artë 2002 me këngën "Shfletoj Gazeten, Per Ty Mendoj".

Në Qershor 2003, Minatori marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Shfletoj Gazeten, Per Ty Mendoj".

Në Maj 2019, Minatori marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Krejt Njejte".