TEKSTESHQIP

Minatori
Eja Ne Vranjevc
Lyrics

Unë jam nga Vranjevci
nga pjesa e errët
e Evropës së vjetër
që kostumet i ndërron
ti më je shkëlqimi im
ti je diell apo dritë me neon

Jam nga ata që rrallë qajnë
nga ata të cilët lotët në fyt i mbajnë
kohës sonë unë i ngjaj
ëndërrimtar apo guerril urban

Përse nuk vjen?
akullnajë është kjo kohë
të ftohtë këta njerëz
përse nuk vjen?
në rrugica të ngushta
që dritë kërkojnë pa pra

Unë jam nga Vranjevci
nga pjesa e errët
e Evropës së vjetër
që kostumet i ndërron
ti më je shkëlqimi im
ti je diell apo dritë me neon

Jam nga ata të cilët rrallë qajnë
nga ata që lotët në fyt i mbajnë
kohës sonë unë i ngjaj
ëndërrimtar apo guerril urban

Përse nuk vjen?
akullnajë është kjo kohë
të ftohtë këta njerëz
përse nuk vjen?
në rrugica të ngushta
që dritë kërkojnë

Përse nuk vjen?
akullnajë është kjo botë
të ftohtë këta njerëz
përse nuk vjen?
në rrugica të ngushta
që dritë kërkojnë pa pra

Përse nuk vjen?
akullnajë është kjo botë
të ftohtë këta njerëz
përse nuk vjen?
në rrugica të ngushta
që dritë kërkojnë

Përse nuk vjen?
Përse nuk vjen?
në rrugica të ngushta
që dritë kërkojnë pa pra

DËRGOI: