>
BIOSHQIP

Mira Janji: Karriera Muzikore Nuk Le Kohe Per Jete Private

11-04-2012
Mira Janji, nje emer i njohur ne Shqiperi dhe me pak ne Kosove, mbase gradualisht, ajo eshte duke punuar mjaft shume ne profesionin e kenges dhe ne te ardhmen synon te behet nje emer i njohur kudo.

Mira eshte e dhene pas kenges, cdo pune qe ajo ben ka te beje me kengen, madje edhe jeten private thote se ia ka kushtuar plotesisht profesionit te cilin e do me se shumti.

Ajo ka nisur punen ne disa projekte te reja muzikore me te cilat shpreson te befasoje adhuruesit e saj. Me shume rreth punes, por edhe jetes private flet ajo per "Zerin".

Cfare ju shtyri drejt kenges?

Kenga ka qene pasioni im qe ne femijeri, gjithnje kam dashur te behem nje kengetare e suksesshme, kam perfunduar dhe Akademine e Arteve ne Tirane dhe specializim pasuniversitar per kanto.

Je e kenaqur me ate qe ke arritur deri me tani?

Po, jam shume e kenaqur qe kenget e mia pelqehen nga publiku dhe ndihem mire kur i kendojne e i dine tekstet permendesh. Kjo me gezon me se shumti.

Sa cmohet vlera e nje kengetari tek ne?

Artistet tek ne e kane te veshtire, sepse per cdo gje rreth punes dhe karrieres se tyre duhet te kujdesesh vete se perndryshe te tjeret nuk te ndihmojne aq sa nevojitet. Andaj mendoj se nuk cmohet edhe aq sa duhet vlera e nje kengetari.

Si e ndjen veten ne skene?

Ne skene e ndjej veten me mire se kudo tjeter, mbase eshte endrra ime qe realizohet.

Po te mos ishe kengetare, cfare do te doje te beheshe?

Nuk e kam menduar kurre sepse kam vetem kete pasion, por tani po e mendoj ndoshta mund te isha bere edhe prezantuese ne TV pse jo.

Cili eshte vleresimi juaj per kengetaret e brezit tend?

Secili nga artistet vleresohet nga publiku dhe eshte ai qe i perzgjedh me te miret. Une kam mendim pozitiv per te gjithe.

Ka dicka te re ne dashuri te ju?

Eshte profesioni i tille qe nuk te le shume kohe t'i perkushtohesh jetes private. Une jam duke i dhene me shume rendesi karrieres muzikore dhe keshtu qe edhe jeten time private jam duke ia kushtuar karrieres.

Si e definoni djaloshin tuaj te ardhshem?

Preferoj qe te jete ne brendi te profesionit tim dhe te me perkrahe ne cdo aspekt te jetes.

Cfare eshte me e rendesishme per ju ne jete?

Te bej nje jete sa me te mire, pune, pushim dhe te sjelle gjera te reja per publikun dhe fansat e mi. Me pas deshiroj te krijoj edhe nje familje te lumtur.

Gjeja me e forte dhe me e dobet te ti?

Gjeja me e forte eshte energjia e pashtershme qe me shoqeron per profesionin tim. Ndersa ajo me e dobet eshte qe shpenzoj shume nga ana financiare, nuk di te jem e kursyeshme.

Sa eshte muzika juaj komerciale?

Kenget i kam realizuar ne menyre qe te jene sa me te pelqyera nga publiku dhe gjithmone do vazhdoj keshtu.

Porosia juaj per lexuesit dhe fansat tuaj?

Lexuesve u them qe ta lexojne sa me shume te perditshmen "Zeri". I pershendes te gjithe fansat e mi, i falenderoj per perkrahjen qe me japin dhe u them qe kete vit kam shume gjera te reja surpriza dhe publiku do me shoh komplet ndryshe nga heret e tjera.
(kastriote bajrami / zeri)

Mira Janji: Karriera Muzikore Nuk Le Kohe Per Jete Private