>
BIOSHQIP

Mira Janji, E Guximshme Për Foto Të Nxehta

13-12-2013
Përveç këngës Mira Janji është e dhënë edhe pas fotografisë. Në paraqitjet e fundit këngëtarja nga Shqipëria Mira Janji është shfaqur me një ndryshim në dukje, por edhe në veshje. Mira cilësohet si një këngëtare e guximshme e cila në disa foto që ka realizuar tani është shfaqur gjysmë e zhveshur. Por këtë këngëtarja e konsideron si art dhe talent për të marrë poza të bukura.



“Menjëherë pas muzikës adhurimi im janë fotografitë. Këto foto që kam realizuar kam paraqitur artin dhe hobin tim që kam ndaj fotografisë. Arsyeja përse jam paraqitur në këtë mënyrë, është dëshira për tu dukur më ndryshe. Gjithmonë dua të realizoj risi, të jem diçka ndryshe nga herët e tjera, prandaj me këto poza besoj se ia kam arritur”, ka thënë ajo për “Zëri”.



Mira aktualisht është mjaftë e angazhuar me projekte të reja të cilat është duke i përgatitur për programet festive të fundvitit. “Për momentin jam shumë e angazhuar me xhirime të Vitit të Ri, në bashkëpunim me disa televizione në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri”, shton ajo.



Mira përveç angazhimeve në këto programe festive, ajo bënë të ditur se është duke i përgatitur edhe dy videoklipe të reja, për punën e të cilave do të flasë më vonë. “Dëshirë e imja është që projektet t’i shpalos pas realizimit të tyre. Dy videoklipet e reja që jam duke i punuar tani do të jenë me shumë risi dhe surpriza për adhuruesit dhe pas finalizimit të tyre mund të flasë më shumë. Uroj të pëlqehen nga të gjithë”, thekson ajo. Mira thekson se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime me krijuesit e këngës në Kosovë.



E guximshme

Mira cilësohet si një këngëtare e guximshme e cila në disa foto që ka realizuar tani është shfaqur gjysmë e zhveshur. Por këtë këngëtarja e konsideron si art dhe talent për të marrë poza të bukura



Gjithnjë risi

Arsyeja përse jam paraqitur në këtë mënyrë, është dëshira për tu dukur më ndryshe. Gjithmonë dua të realizoj risi, të jem diçka ndryshe nga herët e tjera, prandaj me këto poza besoj se ia kam arritur. Për momentin jam shumë e angazhuar me xhirime të Vitit të Ri, në bashkëpunim me disa televizione në Kosovë



Dy videoklipe

Mira përveç angazhimeve në këto programe festive, ajo bënë të ditur se është duke i përgatitur edhe dy videoklipe të reja
(K.B/Zëri)

Mira Janji, E Guximshme Për Foto Të Nxehta