>
BIOSHQIP

Mira Janji: “Jam Pro Për çdo Lloj Muzike Që Publiku Preferon Të Dëgjojë”

22-06-2014
E re dhe e bukur, këndon zhanrin popullorë por i shkojnë për shtati të gjitha. Një bionde seksi e cila çmend fansat gjithmonë me foto provokative. Ajo në një intervistë për “Bota sot” sjell disa detaje nga planet e saja të afërta në botën e muzikës. Pas dy klipeve ajo së shpejti sjell edhe të tretin. Sigurisht ju kujtohet kur Mira Janji kishte pozuar topless.



“Bota sot”: Mira, ju rreth një javë më parë keni bërë xhirimet për videoklipin e ri, a kanë përfunduar dhe kur do të dalë ky klip?
Mira Janji: Po brenda 1 muaji realizova 3 videoklipe të reja dhe u vlerësova me çmimin e parë tek Festivali Çelësi Muzikor dhe interpretimi më i mirë në Kosovë. Dy klipe janë publikuar dhe tjetra është xhiruar në Prishtinë dhe do të dal këto ditë.

“Bota sot”: Çfarë këngë është kjo që po i bëni videoklipin?
Mira Janji: Një është turbofolk, e dyta balada fituese e festivalit dhe e treta moderne.

“Bota sot”: Si do të pritet kjo këngë në publik?
Mira Janji: Mendoj se si çdo këngë që kam publikuar nuk e vë në dyshim patjetër që do të pëlqehen, jam e bindur për këtë gjë pasi kam punuar shumë për to.



“Bota sot”: A do ta ndërroni muzikën popullore me ndonjë zhanër tjetër?
Mira Janji: Jam pro për çdo lloj muzike që publiku preferon të dëgjojë. Megjithëse kam përfunduar Akademinë e Arteve dhe specializim pasuniversitar për Canto më pëlqejnë disa zhanër të ndryshëm muzikore.

“Bota sot”: Çfarë është muzika për ju?
Mira Janji: Muzika për mua është gjithçka.

“Bota sot”: A jeni e angazhuar në mbrëmje te ndryshme?
Mira Janji: Po patjetër me koncerte të ndryshme.

“Bota sot”: Çfarë do të kujtoni sot nga fillimet tuaja në muzikë?
Mira Janji: Nga një fëmijë që ëndërronte për tu bërë këngëtare e famshme dhe përjetoj realitetin ëndrrën e realizuar. 2 Çmimet e para që mora në 2 konkurset e para të mia në konkurse tek zërat e rinj.



“Bota sot”: A duhet që suksesi të jetë i garantuar, që veç zërit të bukur, një këngëtare duhet të jetë edhe e bukur, seksi siç jeni ju?
Mira Janji: Po është plus që përveç studimit të muzikës dhe talentit të jetë dhe dukja, unë e quaj një plus jo kryesore.

“Bota sot”: A të ndihmon pamja fizike në këtë profesion?
Mira Janji: Po është diçka që gjithmonë më ka lumturuar bukuria ime natyrale dhe linjat e mia përfekte.

“Bota sot”: Mira, ju keni një trup me linja që do t’i dëshironte çdo femër, a mbani dietë?
Mira Janji: Jo nuk mbaj dietë, asnjëherë në jetën time nuk kam mbajtur dietë.



“Bota sot”: Ju keni pozuar toples, pse e keni bërë këtë?
Mira Janji: Sepse ndihem përfekte dhe në këtë drejtim.

“Bota sot”: Po të ofrohet një çmim, a do të bëni foto tërësisht nudo?
Mira Janji: Jo.

“Bota sot”: Kohën e fundit këngëtarët shqiptare po marrin edhe nofka, si “zogu”, “macja” etj., si do të kishit ju dëshirë që të ju thërrasin juve me një nofkë të re?
Mira Janji: Artistet e vërtet nuk kanë nevojë për nofka.



“Bota sot”: Album mund te presim nga ju?
Mira Janji: Po përgatitët albumi im i katër.

“Bota sot”: A jeni e dashuruar?
Mira Janji: No coment për momentin.

“Bota sot”: Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Mira Janji: Sinqeritetin, kulturën, sjelljen.

“Bota sot”: Si do ta donit mashkullin ideal?
Mira Janji: Të rregullt.

“Bota sot”: Cili është reagimi juaj i parë, kur lexoni një thashetheme për veten?
Mira Janji: E diskutoj me njerëzit që bashkëpunoj.



“Bota sot”: Cili është sekret që mund ta zbuloni për fansat tuaj?
Mira Janji: Janë disa më mirë me kohën do i zbuloj të gjitha.

“Bota sot”: Për fund, cili është mesazhi për fansat tuaj?
Mira Janji: Gjej rast ti falënderoj të gjithë fansat për përkrahjen dhe do jem gjithmonë me këngë të bukura dhe hite të reja.
(Bota sot)

Mira Janji: “Jam Pro Për çdo Lloj Muzike Që Publiku Preferon Të Dëgjojë”