>
BIOSHQIP

Miranda Hashani, E Kënaqur Me Këngë “Qiraxhiu”

08-02-2012
Ka disa ditë që këngëtarja e njohur Miranda Hashani ka lansuar në treg këngën "Qiraxhiu" me tekst dhe muzikë të Avni Qahilit. Sipas Mirandës kënga është mirëpritur si nga publiku ashtu edhe nga kritikët e këngës.
"Jam e kënaqur që kënga ‘Qiraxhiu' po pëlqehet në publik, uroj që suksesi i saj të vazhdojë edhe më tutje", ka thënë ajo për "Zërin".

Kjo këngë është lansuar bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni "EMF Creative", me të cilët Miranda thotë se është ndarë mjaft e kënaqur.
(Telegrafi)

Miranda Hashani, E Kënaqur Me Këngë “Qiraxhiu”