>
BIOSHQIP

Miranda Hashani, Nene Per Here Te Dyte

22-02-2012
E lindur ne Paris, Miranda eshte kthyer ne Shkup me familjen. Me muzike fillon qe ne moshen 5-vjecare, kurse ne moshen 10 vjece ftohet nga RTVM ne Shkup per te bere incizimet e kengeve te para per femije, duke pare talentin e saj ne muzike. Pothuaj nuk kishte koncerte e festivale ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni qe te mos ishte prezente Miranda Hashani. Ishte viti 1992 qe Miranden e ben kengetare me plot kuptimin e fjales. Deri me tani me 8 albume te edituara, ajo ben pjese ne kengetaret big te skenes shqiptare, por ne Shqiperi nuk eshte shume e njohur per shkak te mungeses se gjate dhe shtimit te konkurrences. E diplomuar per dizajn, pervec muzikes ajo ka marre pjese edhe neper ekspozita te ndryshme kolektive. Deri para disa viteve, Miranda e kishte pasur edhe nje enderr, qe te behet nene. Dhe pas disa tentativave ajo solli ne jete djalin e saj, Donin, qe se shpejti do te mbushe 2 vjec, kurse e ema e tij ka menduar qe Donit t'i sjelle ne jete dhe nje tjeter vella apo moter. Ne mesojme se kengetarja Miranda Hashani eshte zhvendosur ne Gjermani me bashkeshortin e saj, futbollistin e njohur Mentor Miftari, pasi eshte shtatzene dhe pret te sjelle ne jete nje tjeter femije. Ky do te jete nje tjeter gezim i madh i kengetares.
(panorama)

Miranda Hashani, Nene Per Here Te Dyte