>
BIOSHQIP

Miranda Hashani, Lindja E Bebes Ne Gjermani

13-03-2012
Ka dy muaj që këngëtarja Miranda Hashani ka braktisur vendlindjen e saj, Shkupin, për të jetuar për një kohë në Berlin të Gjermanisë. Arsyeja është shtatzënësia e këngëtares, e cila tani është në muajin e katërt dhe ka vendosur që deri në lindje të qëndrojë atje. "Arsyeja përse më është dashur të vij këtu në Berlin, është shtatzënësia ime, të cilën preferoj ta kaloj këtu. Këtu kam kushte më të mira për ta ruajtur këtë shtatzënësi dhe uroj që deri në fund të shkoj çdo gjë mirë", ka thënë ajo për "Zëri". Miranda ka vendosur që edhe lindjen e foshnjës ta bëjë në Berlin, ndërsa sa i përket gjinisë, ende nuk dihet se çfarë do të jetë. "Uroj që fëmija të jetë shëndoshë dhe mirë, e sa për gjini nuk çon shumë peshë", ka shtuar Miranda.
(Telegrafi)

Miranda Hashani, Lindja E Bebes Ne Gjermani