TEKSTESHQIP

Miranda Hashani
Më Foli Zemra
Lyrics

Ju kisha pranë gjithë jetës time
Këngët e mija veq lot dhe vaj
Tani që digjet flakë toka ime
Zemra më tha borgjin ma laj

Mi zgjidhni duart ti shkruaj ëndërrat
Mi zgjidhni ëndërrat të rroj e lirë
Mos digjni djepat, mos vrisni nënat
Se jam Evropë e dini mirë

Liria po digjet flakë
S' jam Prometheu qe zjarrin ndeza
Jam një komb tepër i lashtë
Kam dashuri si Nënë Tereza

Nga mali Sharrit marr madhështinë
Nga loket tona marr dhembshurinë
Urë e Vardarit i ka themelet
Syri I foshnjës jetim po ngelet

Nëse gjithë njerëzit e duan jetën
Më lini mua ta puth mëngjesin
Se dashuria nuk bëhet vetëm
Flakët e saja i ngrohin njerëzit

Liria...

DËRGOI: