>
BIOSHQIP

Pak Para Lindjes Së Fëmijës, Albani Largohet

25-10-2015
ta janë ndër çiftet më të lumtura dhe të pëlqyera të skenës shqiptare. Fjala është për këngëtarin Alban Skenderaj dhe Miriam Canin.

Çifti ka një kohë të gjatë që janë në lidhje ndërkaq që së shpejti do të bëhen edhe prindër të vajzës së tyre të parë.

Miriami për momentin është në Gjermani së bashku me prindërit, ndërsa pikërisht në ditët e fundit Albani është larguar për në Itali për shkak të aksidentit që ka pësuar vëllai i tij që fatmirësisht ka shpëtuar.

Këngëtarja ka publikuar disa foto në rrjete sociale përmes të cilave i ka bërë me dije Albanit se sa e dashuron.

“Që atëherë... unë kohën nuk e kam ndjerë. Kur trupin tënd shtrëngoj, botën e harroj.... Të dua më shumë se sa mund ta thonë fjalët”, ka qenë mbishkrimi i Miriamit i shkëputur nga tekstet e Albanit.
(Indeksonline)

Pak Para Lindjes Së Fëmijës, Albani Largohet