>
BIOSHQIP

Miriam Cani Vesh Sërish Fustanin E Nusërisë

17-01-2014
Fillim viti për këngëtaren Miriam Cani duket se ka qenë i mbarë. Vetëm pak ditë më parë, Miriami ka veshur sërish fustanin e nusërisë duke qenë imazhi i linjës së fustaneve për koleksionin 2014 për një nga sallonet më të njohura të Tiranës.



Edhe pse, akoma nuk e dimë se kur do ta vesh fustanin e nusëris për kurorëzimin e martesës së saj me këngëtarin Alban Skënderaj, një lidhje tashmë e konsoliduar, tashmë fansat e saj kanë njohur një princeshë të vërtetë dhe plot sharmë. “Backstage për Lili Sposa 2014”, shkruan këngëtarja në rrejtin social “facebook”, ndërsa ka publikuar disa imazhe nga foto-sesioni që mund të publikohet shpejt shoqëruar bashkë me një klip në “youtube” ku tregon me detaje emocionet e të qenit një nuse tipike shqiptare. Vetëm një vit më parë, Miriam Cani u prezantua magjishëm edhe në fustanet e nusërisë të punuara nga “Lili Sposa” për vitin 2013. Imazh i të njëjtës kompani ajo do të jetë sërish, ndërsa do të vesh fustanet e dizajnuara për vitin 2014.



Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, vitin që lamë pas kanë sjellë për publikun risi në tregun muzikor duke qenë çifti më “in” i skenës shqiptare përsa i përket tregut muzikor dhe imazhit të shumë komanive në Shqipëri. Përveç të qenit një imazh perfekt, Miriam Cani po punon fortë për të sjellë në pranverë një sërë projektesh përsa i përket muzikës, projektet që pritet të finalizohen jashtë trojeve shqiptare.
(b.t/shqiptarja)

Miriam Cani Vesh Sërish Fustanin E Nusërisë