>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Labyrinth” Nga Miriami

20-02-2014
Duket se suksesi i ‘Labirint’ ka shtyrë këngëtaren që këtë këngë ta realizoi edhe për tregun e huaj.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Miriam Cani, e cila sot ka lansuar videokëngën e saj të lartpërmendur, por në gjuhën angleze 'Labyrinth'.

Përderisa për videon e kësaj kënge u përkujdes produksioni ‘MAX Production’, tekstin e kanë shkruar Harry Sommerdahl, Heidi Rojas dhe Alex James.

Ky version i këngës sipas kritikëve të muzikës, pritet të bëj ‘bum’ në tregun evropian sidomos atij gjerman, duke marrë për bazë se Cani ka filluar karrierën pikërisht në këtë shtet.


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Labyrinth” Nga Miriami