>
BIOSHQIP

“Bring The Rain” Rikthen Miriam Canin Në Skenën Gjermane

26-08-2014
Kënga “Bring the rain” është prezantuar para pak ditësh në kanalin zyrtar Youtube VEVO dhe menjëherë pas kësaj është përfshirë në playlistat kryesore të radiove në Gjermani, ku këngëtarja është e famshme si ish-pjesëtare e grupit pop të vajzave, Preluders, por edhe si prezantuese e disa emisioneve te suksesshme.

Është rikthyer në vendin e fëmijërisë së saj, por tash më e fuqishme dhe me bagazh më të pasur profesional e artistik.



Është kjo këngëtarja e mirënjohur shqiptare Miriam Cani e cila ka promovuar punën e saj të fundit në Gjermani duke depërtuar lehtësisht edhe në familjet gjermane përmes radiotelevizioneve të Gjermanisë.

Këngëtarja e cila një pjesë të konsiderueshme të fëmijërisë së saj e ka kaluar në Gjermani ka performuar këtë fundjavë në programin e përjavshëm argëtues, Fernsehgarten, produksion i gjigandit mediatik ZDF.

Miriami ka kënduar versionin anglisht të këngës së saj “Shiu Im”, ku spikati, përveç vokalit natyrisht, edhe me paraqitjen tepër të veçantë.



Kënga “Bring the rain” është prezantuar para pak ditësh në kanalin zyrtar Youtube VEVO dhe menjëherë pas kësaj është përfshirë në playlistat kryesore të radiove në Gjermani, ku këngëtarja është e famshme si ish-pjesëtare e grupit pop të vajzave, Preluders, por edhe si prezantuese e disa emisioneve te suksesshme.

Edhe pse u bë kohë që Miriami jeton në Tiranë, ajo nuk lë pas dore fansat e saj në Gjermani dhe e gjen kohën për tu rikthyer tek ata.
(Zëri)

“Bring The Rain” Rikthen Miriam Canin Në Skenën Gjermane