TEKSTESHQIP

Mirsada Krasniqi
A Kan Uje Ato Burime
Lyrics

A kanë ujë ato burime
Ti moj buzëkarafilja ime
A kanë ujë ato burime
Ti moj buzëkarafilja ime
Ti moj buzëkarafilja ime,
oh aman, aman, aman eeee
oh për belin eee
për kokën tënde
aman, amaneee

Kujt ja bënje moj ato naze,
ja bëj djalit oh me çapraze
Kujt ja bënje moj ato naze
ja bëj djalit oh me çapraze
ja bëj djalit oh me çapraze
oh, aman, aman, aman eee
oh për belin eeeee
per kokën tënde
aman amane eee!

Nëm njëherë ujë me dorën tënde
Ti moj vajza moj Përmetare
Nëm njëhere ujë me dorën tënde
Ti moj vajza moj Përmetare
Ti moj vajza moj Përmetare
oh aman aman eeee
oh për belin ee
për kokën tënde
aman aman eeee!