Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mithat Sadiku
  • Vendlindja:
  • Pejë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 59 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 8 Maj 1961
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♉ Demi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  160

Mithat Sadiku është autor këngësh shumë i njohur. Mithati ka lindur në Pejë. Aty edhe ka "vdekur"... edhe pse ende shkruan e vepron. Aktualisht është i angazhuar si IT në një kompani publike dhe ligjeron kurse të avansuara të kompjuterëve dhe të rrjeteve si CISCO - IT Essentials, CCNA dhe ECDL.

Nuk ka lindur si tekstshkrues por si njeri … ashtu edhe është munduar të jetojë deri në frymën e tij të fundit.

(Logoja e Mithatit është – “tekstshkrues apo poet jemi të gjithë, por dikush shkruan e dikush jo”, dhe i inkurajon të gjithë muziktarët që të shkruajnë vet sepse ata më së miri do të duheshin ta dijnë ta shprehin atë se çfarë ndjejnë).

Nejse, anipse qyshse si fëmi i ka shkruar vargjet e para (në klasën e parë fillore, poezitë si “Hidhërimi i fëmijëve”, “Nënës …”) – sikundër edhe çdo fëmijë tjetër , me kohë i ka kaluar edhe ajo sëmundje – deri diku në vitin 1985, kur shoku i tij i klasës Ardian Rusta e kishte lutur t’ja shkruaj disa tekste për grupin pejan të mirënjohur asokohe – “Seleksionin 039”, për të cilin këndonte Ardiani.

Për t’mos ia prishur shokut, Mithati ia shkruan shumicën e teksteve të këngëve për albumin e grupit, e ndër to edhe – “Nuk i dua retë!”, “Ti je dritë e unë jam yll”, “Harro Princin!”, “Ndeja”, “3 të humbur në magji”, “Semafori defekt”, “Satana ime”, “Femër + mashkull = Dashuri” etj.

Më vonë i shkruan edhe disa tekste për albumin e parë të Babukës, e ndër to edhe “Le të jetë ajo femër! …” etj, pastaj shkruan edhe për Edi King tekstet si “Do të jetosh në këngën time”, “Ajo mua më tha – aha” etj.

Pastaj pushon gati 10 vite, thjeshtë e bojkoton të shkruarit në ato kohë pa kohë, pra viteve të 90-ta, deri diku pas luftës, në vitin 2002, kur prap i drejtohet Ardiani me lutje për t’i shkruar, e Mithati anipse i vdekur tashmë, pas lutjeve të shumta të Ardianit lëshon pe dhe ia shkruan tekstet – “Jam ai lyps, jam ai mbret” dhe “Fale!” (e tani gjatë vitit 2013 ia shkruan edhe 3 tekste: “Peja, qyteti im”, “Engjujt e dijnë” dhe “Ende e dua … (e do ta dua)”.

Pas bashkëpunimit me Ardianin, prej vitit 2003, Mithati vazhdon me një bashkëpunim të frytshëm tashmë mbi dhjetëvjeçar me vëllezërit pejan Arbenin, Metin e Besnikun, përkatësisht me grupin - NRG Band. Për NRG Band i shkruan të gjitha tekstet për që të katër albumet e tyre – përpos teksteve të bashkëpunimit të grupit me rap-era apo përpunimeve të disa këngëve të hershme. Disa nga tekstet e shkruara për NRG Band – “Të dua më shumë se kurdoherë” (për të cilin fitoi shpërblimin për tekstin më të mirë në Show Fest - 2004), “Ama … ama …”, “Rina, Rina …”, “Aida”, “Hajde me mu 1 nat”, “Urgjentisht”, “Nina”, “Duajëm!”, “Veq +1x”, “Qa po bojm’ na sonte?”, “Studentja”, “Mos u fsheh!”, “Ashtu sikur dje”, “Luja Bab’ Luja!”, “Atmosfera”, “Me gaz e lot’”, “Paja, paja!”, “Nina”, "Pa ty so ka rrihet" e shumë tjera. E poashtu edhe tekste në gjuhën angleze për disa nga verzionet e këngëve për auditoriumin e huaj.

Por ka bashkëpunuar edhe me artistë tjerë si (sipas alfabetit): Adelini Emini, Alban Mehmeti, Alberti, Albulena Kukaj, Allegro Band, Aragona Band, Arta Bajrami, Don Arbas, Eliza Hoxha, Fortesa Çitaku, Hana Band, Hysni Klinaku, Kaltrina Selimi, Makiato Band, Mark Marku, Mjellma Berisha, Ramadan Krasniqi – Dani, Shqipe Elsa etj etj etj.

Për fund: Pasi që më nuk është ndër të gjallët (por edhe sa ishte gjallë nuk kishte zakon të vrapoj pas muziktarëve) preferon që të shkruaj vetëm kur kërkohet nga ai dhe në atë mënyrë të jap kontributin e tij modest në një mënyrë sa më origjinale të mundshme,

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

3

Facebook

Fanpage

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet