>
BIOSHQIP
Biografia
E qeshur, simpatike, ekstravagante, Monika Salihu një këngëtare me përplot jetë, dita ditës me zërin e saj po e pasuron skenën muzikore kosovare. Për adhuruesit e revistës "For You" në bazë të kërkesave tuaja e zgjodhëm pikërisht mu këtë këngëtare e cila me një modesti flet për jetën e saj e mbi të gjitha për muzikën të cilën e do shumë. - Kur keni filluar të mirreni me muzikë? Me muzikë kam filluar të mirrem që nga fëmijëria. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem këngëtare. Ishte arsimtari i muzikës i cili e zbuloi talentin tim dhe insistoi të mirrja pjesë në festivalin "Bilbilat këndojnë" në Shkup në vitin 1994 ku konkurova me këngën "Kosmobili" dhe fitova çmim. Nga ky festival zënë dhe fillet e mia të muzikës. - Çfarë zhanri të muzikës këndoni? R&B - Cilat janë mesazhet e këngëve tuaja? Kryesisht janë mesazhe nga përditshmëria jonë. I këndoj rinisë, jetës, dashurisë etj - Sa albume keni inçizuar deri më tani? Albumin e parë e kam inçizuar para dy viteve dhe titullohet "Në kinema". Ai përmban tetë këngë me një zhanër të muzikës pop dhe rock dhe tani është në përfundim albumi i dytë i cili do të dalë në tetor dhe do të jetë një befasi për të gjithë. - Me cilat këngë keni pasur sukses deri më tani dhe cila ka qenë arsyeja? Mund të veçoj këngën "Tip narcisoid" e cila në festivalin Polifest më solli vendin e parë por poashtu u shpërbleva edhe për prezentimn skenik. Arsyen me siguri duhet kërkuar te publiku pasi ata më vlerë- suan por me siguri se iu kam sjelluar atë çka kanë dashur ata. Edhe muzika edhe paraqitja skenike kanë qenë të mrekullueshme. Këtë këngë e ka komponuar Andin Randobrava ndërsa tekstin Avni Çaili, për koreografi jam kujdesur unë. - Cilën këngë tuajën preferoni ta këndoni më së shumti dhe pse? E vetmja këngë e imja të cilën e këndoj me dashuri është një baladë nga albumi i dytë të cilën do ta dëgjoni së shpejti dhe quhet "Çao ti o shok i vjetër". - Kush i shkruan tekstet dhe kush e bën komponimin e këngëve tua? Prej teksteve disa i kam shkruar unë, disa i ka shkruar Arian Agushi dhe Xhevahire Izmaku ndërsa komponimet kryesisht i ka bërë Andin Randobrava dhe Faton Dolaku. - Çfarë mendoni për skenën muzikore kosovare dhe çka kishit ndryshuar ju? Mendoj se deri diku janë ok por më pengon se disa këngëtare po huazojnë këngë të të tjerëve dhe i përvetësojnë. Kjo nuk është e drejtë dhe i kisha porositur që të gjithë këngëtarët dhe këngëtaret të mundohen të jenë sa më origjinal dhe muzika të cilën e këndojnë të jetë sa më origjinale dhe e tyre sepse kjo i përfaqëson ata. Poashtu të mos të mundohen ta bastardojnë muzikën me kiç dhe shund, ne e kemi melosin tonë popullor i cili ka vlera të mëdha. - Keni marrë pjesë në koncerte brenda dhe jashtë vendit, na tregoni cili koncert iu ka lënë mbresa dhe pse? Kam marrë pjesë në shumë koncerte por më duhet të veçoj koncertin i cili është mbajtur në muajin korrik në Gostivar. Nuk kam besuar që do të ketë aq shumë publik. Interesimi i tyre ishte shume i madh ku gjate gjithe kohës ata këndonin bashkë me mua. Ka qenë një atmosferë me të vërtetë e paharrueshme. - Cila është jeta juaj jashtë muzikës? Mirrem me sport, gati dhjetë vite e ushtroj karatenë. Në Shkup kam qenë anëtare e klubit "Shogun" ndërsa në Prishtinë ushtroj për klubin "Iliria". Përveç sportit më pëlqen shëtitja, udhëtoj mjaft ndërsa nga ky vit do të filloj edhe me studime në fakultetin Ekonomik - dega e Menaxhmentit. - Aështë e dashuruar Monika? Momentalisht jo. - Çfarë janë planet e juaja për të ardhmen? Në fund të tetorit do të marr pjesë në festivalin "Kënga Magjike" me këngën "Po po qysh jo" përveç kësaj mendoj ti vazhdoj studimet dhe natyrisht të mirrem me albumin e tretë. - Çfarë mendoni për të rinjët e Kosovës? Rinia jonë është një rini e shëndoshë dhe kanë mjaft energji, përplot kapacitet dhe mundësi për të arritur shumë në jetë. - Cili është mesazhi juaj për të rinjët e Kosovës? Mos i ndjekni rrugët e gabuara që nuk shpiejnë askund, jeta është shumë e bukur shfrytëzojeni për vepra të mira.

PASAPORTA:
Gjatësia: 180cm
Pesha: 64kg
Ngjyra e syve: E gjelbërt, nganjëherë e kaltërt
Ngjyra e flokëve: E verdhë
Ushqimi i preferuar: Brumërat
Muzika e preferuar: R&B
Këngëtari/ja më i/e preferuar: Celine Dion, Missy Elliott
Filmi i preferuar: Pianist
Aktori/ja i/e preferuar: Julia Roberts, Marlon Brando
Vendi më i preferuar për dalje: Regge bar dhe Time out
Pija e preferuar: Kafe turke dhe borovnicë
Ngjyra e preferuar: E bardha
Shkolla fillore "Iliria" në Shkup, shkolla e mesme "Zef Lush Marku" në Shkup ndërsa studimet në Univerzitetin e Prishtinës
Talenti sekret: Vallëzimi
Sporti më i preferuar: Karate, boksi
Sportisti/ja i/e preferuar: Beckam dhe Leila Ali
Hobi: Karate
Familja: Aziz Salihu - babai, Agime Salihu - nëna, Mentor Salihu - vëllau, Morea Salihu - motra
Menaxher:Aziz Salihu
Kompania Inçizuese: Randobrava Production dhe tek Faton Dolaku

Në Qershor 2002, Monika Salihu merr pjesë në PoliFest 2002 me këngën "Mesohuni".

Në Janar 2003, Monika Salihu merr pjesë në Nota Fest 2003 me këngën "Nuk Toleroj".

Në Qershor 2004, Monika Salihu merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Tip Narcizoid".

Në vitin 2004, Monika Salihu merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Mesohuni".

Në Prill 2005, Monika Salihu merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Tip Narcizoid".

Në vitin 2005, Monika Salihu merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Do Ta Marr Zemren".

Në vitin 2005, Monika Salihu publikon albumin "Hibrid".

Në Prill 2006, Monika Salihu merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Do Ta Marr Zemren".

Në Prill 2006, Ice Boy & Monika Salihu marrin pjesë në Top Fest 3 me këngën "Jetoj Per Ty".

Në Gusht 2006, Monika Salihu merr pjesë në Çelësi Muzikor 1 me këngën "A Po Don Ti Pak".

Në Shtator 2006, Monika Salihu merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "A Po Don Ti Pak".

Në Maj 2007, Monika Salihu merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Frajer".

Më datë 27 Gusht 2008, Monika Salihu publikon videoklipin "Wow". Me këtë këngë, Monika Salihu u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2008 (2008), Top Fest 5 (2008).

Në Nëntor 2008, Monika Salihu merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Jeta Nuk Eshte Stacioni I Fundit".

Në Dhjetor 2009, Ok.fir'e merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Hip Hop Megahit", në bashkëpunim me Monika Salihu.

Më datë 12 Prill 2013, Monika Salihu publikon videoklipin "Cika E Bokserit".

Më datë 14 Gusht 2023, Monika Salihu publikon videoklipin "S'ka Sen Pa Juve". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Monika Salihu, teksa për arranzhimin u kujdes Besart Berisha. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 11 Nëntor 2023, Monika Salihu publikon videoklipin "T'du Hala". Teksti i këngës u përgatit nga Donjeta Morina, teksa për arranzhimin u kujdes Bini Diez. Produksioni audio u realizua nga Bini Diez.

Më datë 29 Janar 2024, Monika Salihu & Remzie Osmani publikojnë videoklipin "Qika E Nanës Vet". Muzika e këngës është kompozuar nga Agon Neziri, ndërsa orkestrimin e përgatitën në bashkëpunim Agon Neziri & Amir Abazi. Videoklipi u prodhua nga kompania Dardha Studio.
DËRGOI: