TEKSTESHQIP

Motrat Burrniku
Dasma Islame
Lyrics

Hyrjeta:
O sa mir o sa mir
Shpijen plot me mysafir
O sa mir ma mir ska
Faleminderit o Allah

Merita:
Elhamdulilah po thojn
Vllaun ton po e martojm
Knojm tekbire ilahi
Shum urime qifti i ri

Bashkë:
Dasma islame sonte ja ka nis
Nusja me shami e dhandërri me plis
Dasma islame festojm me hallall
Lum e lum bojn motrat per vllaun per mall

Merita:
MashaAllah MashaAllah
Boni nusja bismilah
Ne oborr si ka mbrri
Ja kem pa lotin në sy

Hyrjeta:
Sdu met pa nuse me lot
VaAllah nana kshtu po thot
Jo jo nuse ti mos qaj
Prej evladit nuk të ndaj

Bashkë:
Dasma islame sonte ja ka nis
Nusja me shami e dhandërri me plis
Dasma islame festojm me hallall
Lum e lum bojn motrat per vllaun per mall

Hyrjeta:
Mirsevjen nuse në ket shpi
Hije të paska kjo shami
Grat po luten bojn dua
Syni keq o mos met pa

Merita:
Dhandrri nur po bojka sot
MashaAllah baba po thot
Syni keq bir mos ju paft
Një mahall prej juve u baft

Bashkë:
Dasma islame sonte ja ka nis
Nusja me shami e dhandërri me plis
Dasma islame festojm me hallall
Lum e lum bojn motrat per vllaun per mall

Muhamedit alejhi selam na porositi duke thene: "Publikone martesen, qofte edhe duke i rënë ndonje defi"