>
BIOSHQIP

Motrat Mustafa Nuk Besojne Me Ne Dashuri

21-05-2012
Kanë një zë unik, megjithëse janë dy femra që këndojnë. Eshtë fjala për motrat Mustafa, të cilat sapo kanë sjellë një këngë të re më titull "N'dashuri nuk besoj më".

Kënga sapo është hedhur në kanalin Youtube me një videoklip që është realizuar nga produksioni "Urban Graphics" dhe ka fituar për 24 orë më shumë se 20 mijë klikime. Ndërsa teksti dhe muzika e këngës është realizuar nga Ilir Berani, dhe orkestrimi nga Virusi i grupit "Elita 5".

Nuk besojmë se artistet unike nuk besojnë më në dashuri, por e dimë se njëra prej tyre ka pak kohë që dashuria e saj, bashkëshorti, nuk jeton më.
(Albavipnews)

Motrat Mustafa Nuk Besojne Me Ne Dashuri