>
BIOSHQIP
Biografia
MProduction është një kompani e cila është e specializuar në xhirimin e Video Klipeve, Dasmave, Eventeve, dhe Konferencave të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

MProduction ka për qëllim t’i ofrojë klientëve të saj shërbimin e xhirimit të ngjarjeve të ndryshme përmes pakove speciale për video klipe, dasma, evente dhe konferenca. Këto pako janë dizajnuara për t’i përmbushur kërkesat nga më modestet e deri tek ato më specialet, dhe si të tilla ato janë të përshtatshme për çdo klient dhe çdo buxhet.

Duke patur parasysh rëndësinë e veçantë të ngjarjeve si dasmat në jetën dhe kulturën tonë, MProduction synon t’i kapë momentet më të bukura dhe të mundësojë përjetimin e kujtimeve më të paharrueshme të këtij evenimenti në çdo kohë përmes pakove tona për xhirimin e dasmave.

MProduction gjithashtu ofron pako për xhirimin e ngjarjeve si përvjetorë të ndryshëm, eventet familjare si dhe rastet tjera të veçanta sipas kërkesës.

Ndërsa, për klientët e biznesit, MProduction ka krijuar pako speciale për konferenca dhe eventet e ngjajshme të kompanive apo organizatave të ndryshme që dëshirojnë t’i kenë të dokumentuara aktivitetet e tyre më të rëndësishme.