TEKSTESHQIP

Mr. Babushi
Pa Ty
Lyrics
(Feat. B.king)

Mr.Babushi:
E kom dasht shum një femër por shum paskam gabu
ne momentet më të veshtira veç per ta kom mendu
Si bëre ashtu? Si pate guxim?
Unë varesha nga ti ndërsa ti nga shoku im
çdo herë që më kujtohet më vret ai mendim
ta fala krejt jeten por bëra gabim
ti m'i prishe planet nuk ka më përmisim
jo për dashuri por për inatin tim
që e ndjej për ty sa herë që të shoh ne sy
mendoj që ta kthej kohën të gjitha me i shly
pse bëra aq shum e ti më ke zhgënjy
çdo vajzë e don një zemër por ti i deshe dy
sa fatkeq që jom pik fati në zemer s'kom
fati i zi po më kaplon në çdo hapë në çdo anë
çfarë ndjenja tek ti çfarë zemër paske pas
të gjitha këto i bëre veç zemrën mua më ma plas
sa vështirë e kom tash ty kur të kujtoj
sa lehtë e paskam pas kur ndjenjat t'i lexoj
krejt dashuria jote ishtë pjesë aktrimi
ashtu si në fund paska qenë edhe fillimi {yeah}

B-King: (x2)
Pse mi prishe të gjitha? Pse më bëre ashtu?
pa të vetmen arsye ti më ke mashtru
pse s'ma ke tregu më më lën një rrugë të lir
edhe pse një thyrje do ndihesha më mirë

Mr.Babushi:
Tash ti më u largo kurr rrugës s'dua të të shoh
edhe nëse do të takoj do bëj që s'të njoh
ti je tash e pastër fitove atë që deshë
luftove pë atë e mua më perqeshë
tash ti je e lumtur ke krijuar familije
e unë me gishtat në goj ende nuk kom zgjidhje
ka kaluar shum kohë që unë nuk jom i sheruar
nga plaget e rënda që ti m'i ke dhuruar
fal dashuri fal deri sa u sosa
e në fund sikur ti tani u fundosa
sa shum po më vjen keq se vetën e denove
dashuris pa fund ti u anashkalove
Pse është kjo jetë kështu kur të gjith pim një uji?
Pse s'jemi gjith njësoj por dikush duhet të vuaj?
Pse jom i pafat pse nuk jom si të tjeter?
Pse nuk jom i lumtur siç isha ma heret?
Pse të pata ty, pse bash ty u dashurova?
ndoshta të tjetra më kish ma të lumtur
e unë rastin e lëshova
por shpejt do t'i harroj atë që i përjetova
dua të jem i lumtur siç unë ty të premtova

B-King:
Pse mi prishe të gjitha? Pse më bëre ashtu?
baby pa të vetmen arsye ti më ke mashtru
pa ty do ndihesha më mirë

(x2)
Pse mi prishe të gjitha? Pse më bëre ashtu?
pa të vetmen arsye ti më ke mashtru
pse s'ma ke tregu më më lën një rrugë të lir
edhe pse një thyrje do ndihesha më mirë

DËRGOI: