TEKSTESHQIP

Mthirrin Demokrat
E Drama
Lyrics
(Feat. Amario)

Arrestimi i këngëtarit Gentian Gjonaj për protestën e djeshme të bunkerit para Ministisë së Brendshme ka ngjallur edhe reagimin e ish-Kryeministri Sali Berisha. Ai ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe këngën E Drama të këngëtarit Gentian Gjonaj në shenjë solidariteti.

“Akt hakmarrje primitive personale”, shkruan ish-Kryeministri në profilin e tij.

Statusi i Berishës në Facebook

Hakmarresi i semure dhe primtiv arreston autorin e kenges E Drama, Gentian Gjonaj

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama, ne nje akt hakmarrje primitive personale arrestoi ne mes te bulevardit me “çunat e krimit” Gentjan Gjonajn, kengetarin dhe autorin kenges E Drama qe eshte bere nje hit i vertete ne mbare boten shqiptare. Arrestimi u be si akt hakmarrje primitive e Edvinit per kengen me degjim rekord duke sajuar si pretekst se ne protesten e djeshme kunder simbolit te diktatures hoxhiste para ministrise se brendshme Gentjani eshte kacafytur me policine paçka se ai ne proteste ishte me dore te thyer dhe te vendosur ne allci.

Duke shprehur solidaritetin tim me autorin e hitit te vertete “E Drama” denoj kete akt te shemtuar te Edi Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te perballemi sa me pare me kete pinjoll te bllokmeneve hoxhist dhe te shpetojme vendin prej ketij hakmarresi te semure primitiv. sb