TEKSTESHQIP
Musical-Fest 2013
Musical-Fest është Festivali i Muzikës Popullore Shqiptare, i cili organizohet nga Musical TV (pjesë e platformës DigitAlb).

Në këtë projekt marrin pjesë rreth 150 artistë nga të gjitha krahinat shqipfolëse. Janë artistët me të mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, si edhe ata me të rinj, të cilët do të bëhen pjesë e këtij eventi.

Festivali zhvillohet në muajt Tetor-Dhjetor të këtij viti. Xhirimet po realizohen gjate 8 javëve në skenën e ndërtuar për këtë event dhe transmetimi i projektit do të bëhet në Musical TV.

Çdo fundjavë do të filmohen 20 ose më shumë artistë.
Nga e hëna në të premte, në transmetim televiziv do të prezantohen nga 4 këngëtarë. Përveç këngëve në emisionin e përditshëm, do të këtë edhe inserte me intervista, info që lidhen me artistin ose me krahinën nga e cila prezantohet muzika, dhe elemente të tjera të festivalit. Në fundjave do të këtë përmbledhje të këngëtareve të prezantuar gjatë javës. Orari i transmetimit të festivalit do të jetë në Prime-Time (20:00h).

Formati ngjason me Top Fest por nuk është një konkurs dhe nuk do të këtë shpërndarje çmimesh. Festivali do të jete në formën e një maratone, ku artistët përveç vlerave të tyre artistike-profesionale, do të shfaqin edhe vlerat e krahinave dhe të komuniteteve nga të cilët ata vijnë.

Artistët prezantojnë këngë të cilat nuk janë të publikuara në klipe (pra këngë jo të famshme). Ato janë nga më tradicionalet deri tek ato moderne, pasi ky projekt ka ambicien e prezantimit, ruajtjes, dhe promovimit të vlerave të muzikës popullore në mbarë shqiptarinë.
Musical-Fest 2013 (Tekste & Video)
Image 123402
Image 123393
  • Musical-Fest 2013
  • Viti: 2013
  • 28/10/2013 - 21/12/2013
  • TV: MusicAl TV