>
BIOSHQIP
Biografia
Në tregun muzikor çdo herë e më shumë po njoftohemi me emra të rinj që po i futen muzikës, me dëshirën për tu bërë këngëtarë të suksesshëm. I tillë është Jeton Ramiqi, i njohur si MVJ nga Gjilani, i cili është lindur dhe rritur në Aargau te Zvicrës. "Unë gjithmonë kam dëgjuar muzikë nga çdo vend të botës. RnB, Pop, Hip Hop, Reaggaton janë zhanër që rrjedh në gjakun tim. Kur ta kalosh kohën e fëmijërisë në vitet e 1990ve, RNB Pop dhe Hip Hop, Reaggaton ta formojnë mendimin muzikor”, ka thënë MVJ.

Më datë 19 Maj 2018, MVJ publikon videoklipin "S'ka Dashni". Teksti u shkrua nga vetë MVJ, i cili ka treguar se ka marrë komente të mira si ”vazhdo vazhdo” dhe ”mos u ndal kurrë”, të cilat janë mesazhe që gëzojnë çdo këngëtar.

Më datë 15 Mars 2019, MVJ publikon videoklipin "Lule Kuqe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga MVJ. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Deal Records. "Nga ritmi është pak më ngadalë, është kënge dashurie, një mënyrë pak të ndryshme. Për këtë këngë kam marr shumë lajm të mirë, gjithsesi më shumë nga vajza. Për mua është me rëndësi që këndohet dhe për gjëra ndjenjave. Dhe publiku që e kanë dashur këngën më kanë vërtetu këtë mendim. I falënderoj shumë”, ka thënë MVJ.

Më datë 28 Shkurt 2020, MVJ publikon videoklipin "Ma Belle".