>
BIOSHQIP

Myfarete Laze: Sot Muzika Shitet Me Leke

08-04-2012
Te rrefeje jeten e saj artistike sigurisht qe nuk mjafton. Do te duhen me shume ore per te degjuar e me shume faqe per te shkruar. Ne fakt kjo ndodh perhere me njerezit qe e kane kaluar gjithe jeten ne skene, mes artit dhe dashurise per te. Myfarete Laze, kengetarja e dashur e muzikes se lehte shqiptare, ne kete interviste flet jo vetem per artin e brezit te saj, por edhe per punen e saj aktuale. Mundesia per t'u dhene shprese, per t'i bere te ndjehen te vleresuar ata qe ndoshta e kane humbur shpresen, eshte arti me human. Kete gje mund ta bejne vetem njerezit me zemer te madhe, me shume dashuri brenda vetes. Ata qe ne nje menyre apo tjeter nuk rrine dot pa u sherbyer njerezve. Kete po ben edhe Myfarete Laze, e cila si per ta permbyllur gjithe kete cikel, po pergatit dy albume me krijimtarine e vet per t'ua dhuruar adhuruesve te saj. Zonja Myfarete, duket sikur jeni larguar disi nga skena. Ju ka lodhur? Jo. Skena nuk te lodh kurre, perkundrazi te jep kenaqesi dhe te mban gjalle. Mund te mos jem prezente ne disa aktivitete, por e ftuar kam qene ne te gjitha. Tani se fundmi kemi dhene nje koncert ne prag te 100-vjetorit ne qytetin e Shkodres. Kam qene e pranishme ne aktivitete te ndryshme artistike ne Kosove, Itali etj. Nuk e le jeten artistike deri sa te me lere ajo…Ndoshta perzgjedhjet per aktivitete behen pak me klane dhe jo sipas aftesive, e ky nuk eshte faji yne. Jeni nga ato artiste qe keni lene gjurme dhe njerezit vazhdojne t'ju duan. Si ka qene per ju gjithe kjo rruge? Per te ndjekur pasionin gjithmone eshte e veshtire. Sidomos per nje femer eshte me e veshtire, pasi behesh nene etj. Kur e do dicka gjen mundesine per ta realizuar, ndoshta jo ashtu sic ke pritur, por e realizon me shume sakrifica. Here duke bere sakrifica per familjen, here per artin, here per shoqerine. Megjithate, jeta e artit eshte e bukur, kontaktet me njerezit jane te mrekullueshme. Une di te them vetem kete: kam vetem gjashte vjet qe kam ardhur ne Tirane dhe isha mesuar ndoshta ne qytetin tim qe njerezit me shihnin dhe nuk me bente pershtypje. Ardhja ne Tirane me ka befasuar me shume gjera, me shume pritje, puthje duarsh, njerez te panjohur qe me perqafojne, kerkojne qe une te jem ne aktivitete. Megjithate, une mendoj se ne kemi zera te mrekullueshem ne Shqiperi. Jane ne kohen e tyre dhe bravo, sepse e vazhdojne rrugen me shume sakrifica. Arti do perkushtim por edhe nje force te madhe ekonomike. Une nuk mund t'i ndaj. Ndoshta tani kam me shume kohe se asnjehere per veten time. Nuk behen te gjitha bashke. Kete pyetje jua kane bere ndoshta shume here, por a e mbani mend kengen e pare qe keni kenduar? Kenga e pare eshte si dashuria e pare, femija i pare, si gjithe gjerat e para, e paharrueshme. Mbetet gjithmone ne kujtime shume e fresket. Kenga e pare ka qene "Nen kuroren e ullirit" dhe "Shoqet ilegale". Te dyja u vleresuan me cmim, njera me cmim te pare dhe tjetra me cmim te dyte. Pavaresisht veshtiresive, fakti qe vinit nga Shkodra e kultures dhe kenges, ishte me e lehte per ju? Ne librin e tij, Isa Alibali thote se ne Shkoder te gjithe kendojne. Une kam pasur fat qe kam lindur dhe jam rritur ne Shkoder, pasi ky qytet me ka dhene shume. E them kete me sinqeritetin me te madh. Prej Shkodres kane dale aktoret e pare meshkuj edhe femra, sportistet e para, klubet e para sportive, opera e pare shqiptare e shume e shume te tjera. Une e gjeta rrugen e shtruar. Ate thyerjen e fanatizmit e gjeta te shtruar nga Tinka Kurti, Vitore Nino, Zyhdi Miloti, Marije Kraja… Fale ketyre figurave qe na hapen rrugen, nuk ekzistoi kurre pengese per ne. Ne e gjetem rrugen te shtruar. Ju kane hequr ndonjehere vemendjen per ndonje kenge "jashte kornizave"? Ajo kohe ka pasur kufizimet e veta, kjo dihet. Ne kemi pasur kompozitore te mrekullueshem. Krijimtaria per ta ishte shpirt, Na kane dhene shpirt, jo vetem kompozimin. Bashkepunimi me ta ka qene nje shkolle e madhe. Poetet si Betim Muco, Xhevahir Spahiu, Agim Doci etj, kane ditur te luajne kaq bukur me fjalen. Kane ditur ta sjellin poezine per dashurine, ne ate forme qe ato jetojne edhe sot. Nje vlere e madhe eshte e kompozitorit, poeteve qe e kane sjelle aq bukur, por edhe e jona qe e kemi kenduar me shpirt. Ne Shqiperi nuk ka nje shkolle te larte per muziken e lehte ose muziken zbavitese. Ndaj per ne, nje shkolle e madhe ka qene brezi paraardhes, por nje shkolle e madhe ka qene puna ne piano me kompozitoret dhe poetet. Kompozitori, kengetari, orkestruesi dhe poeti ne ate kohe ishin nje. Ndoshta ne prova gjenerale orkestra ishte e vetedijshme dhe nuk i binte fort, por lehte qe te kaloheshin ca gjera pa gjurme, qe mos te hiqej kenga ne keto prova. Mandej kur kalonte provat gjenerale, kalonte ne publik dhe s'kishte cfare te behej me. Cili ka qene miku juaj qe ju ka mbeshtetur me shume? Nje shkolle e madhe per mua ka qene bashkepunimi me te ndjerin Agim Prodani. Pata fat. Mund te kisha rene ne doren e cdokujt kompozitori, ata ishin te gjithe punetore. Gjithe ai brez kompozitoresh ishin shume punetore. Une pata fat te punoja kengen e pare me Agim Prodanin, aq sa kam perfituar prej tij me ka shoqeruar gjithe jeten time. I jam mirenjohese! A keni nostalgji per ate kohe? E di per cfare kam nostalgji? E para, me mungon melodia e kenges sot. E dyta, me mungon teksti. E treta, mungon ai bashkepunim i mrekullueshem, kompozitor-poet-orkestrues-kengetar. Shpirti mungon. Nese tani kengen e shesin me para, po te ishte Agim Prodani gjalle nuk do e shiste kengen e vet. Ashtu sic nuk e shet sot Limoz Dizdari, Flamur Shehu etj. Nese do te vazhdojme te flasim per jeten tuaj artistike, jam e sigurt qe nuk ka fund, ndaj dua te ndalem pak tek ajo qe ju beni tani. Puna juaj ne burgjet shqiptare… Une nuk jam mjaftuar kurre duke qene vetem kengetare. Une kam ideuar dhe organizuar shume koncerte ne qytetin tim te Shkodres. Nje prej mrekullive ka qene "Dita e Luleve", "Shen Gjergji". Ne kemi bere bashke me grupin e punes, kemi ndertuar nje koncert per "Shen Gjergjin". Lulet jane te te gjitheve, s'kane dallim. Shkodra ka nje vecanti pasi ka 150 kenge per lulet. Nuk i ka asnje qytet ne Ballkan. Kjo sepse duke dashur te krahasojne femren, nga fanatizmi e kane krahasuar me lulen. Lidhur me kete ne kemi bere edhe nje album me tri pjese: lulet e gjalla, lulet ne pikture dhe kenget per lulet. D.m.th, nuk mjaftohem vetem te kendoj, por edhe te organizoj. Kur erdha ne Tirane, kuptohet ishte krejt tjeter dhe une kerkova te punoja tek burgjet dhe fale mirekuptimit te drejtorit dhe ministrit ne ate kohe, gjeta bashkepunimin e tyre. Me priten me shume ngrohtesi. Ne fillim kam qene e qarte se cfare do beja. Mbaj mend nga Tinka Kurti qe nje bariton i mrekullueshem shkodran, ne ate kohe kishte krijuar ne burg nje kor me tre zera. Imagjino me cfare veshtiresie. Megjithate, ata jane njerez dhe burgjet jane riedukuese. Pse e kerkuat kete pune? Po ju them vetem cfare kam bere nga muaji janar deri tani bashke me stafin e punes. Kemi bere 12 panaire me punime artistike nga te burgosurit, 7 ekspozita ne pikture ne burgje te ndryshme. Kam krijuar grup artistik polifonik ne burgun e Peqinit. Nje grup te mrekullueshem me cifteli ne Fushe-Kruje. Kam grupin teatror te grave ne burgun 325, po keshtu tek burgu i grave 313. Tek te miturit ne Kavaje eshte nje formacion kaq i embel repist… Mua me ngacmon fakti qe t'u gjendesh njerezve ne nevoje, qe ata te mos ta humbasin besimin. Te rikthehen ne jete, mos te jene me rrezik per shoqerine besoj se eshte detyra jone me humane. Kur ju shohin qe jeni ju, Myfarete Laze, si reagojne? Nuk e besojne. Ne fillim nuk e besonin, kurse tani u jane krijuar mundesite per te bere shume gjera ne kohen e lire, kurse artizanale, rrobaqepesie, hidrauliku, mekaniku etj. U jepet mundesia atyre njerezve qe prirjet e tyre t'i shfrytezojne aty ku jane. Puna eshte edhe nje ndihme e madhe ekonomike per ta, pasi te gjitha keto punime shiten. Ka ndonje histori qe ju ka prekur me shume aty brenda? Ka shume dhe historite jane nga me te ndryshmet, pa dashur t'i hyj kesaj teme. Aty ka njerez qe jane te denuar. Eshte nje djale i denuar per krime te renda, me burgim te perjetshem dhe ka hyre shume i ri ne burg. Aty ka nisur te shkruaje dhe ka botuar vellimin e 8-te me poezi. Para disa ditesh beme promovimin e librit te tij. Mua me ka bere pershtypje ne librin e tij te pare qe e fillon keshtu: "O Zot! Tani e di cfare eshte vetmia. Tani qe kam mall per familjen, tani qe jam i mbyllur ne keto kater mure. Tani e kam kuptuar sesa dhimbje kam shkaktuar. A kam fytyre t'u kerkoje njerezve te me falin?! Zot, vec ty te lutem. Vec ti me fal qetesi". Poezite e tij jane fjale te nje pendese te jashtezakonshme. Une nuk i pyes kurre se cfare vepre penale kane bere. Mua me intereson te gjej gjerat me te bukura te tyre dhe t'i ve ne dukje. Mendoj se nepermjet terapise se artit, terapise se punes, edhe atyre njerezve u iken stresi. Besoni se arti mund ta ndryshoje boten? Po. Eshte i ndjeshem. Eshte shpirt. Nje njeri qe ka prirje per art, eshte nje fije me i bute se te tjeret. Eshte me paqesor. Ai di te dashuroje, di te flase, di te dhuroje gjera te bukura. U merr shume kohe kjo gje? Nuk eshte e kollajte, por une e kam pasion. Ata ndihen te vleresuar, ndaj dhe ne perpiqemi te krijojme nje jete aty brenda burgut. Te kerkojne ndonjehere te kendosh aty? Po, shpesh. Nje kenaqesi tjeter qe me jep kjo pune eshte se te gjithe artistet shqiptare jane shume humane. Ata vijne dhe japin koncerte ne burgje pa asnje lloj shperblimi, sic erdhi Tinka Kurti ne dhjetor ne ate te ftohte…. Kete e ben vetem nje artist i madh. Jane shume artiste qe vijne, shume…. A ndjeheni e realizuar ne kete moment te jetes suaj? Jo. Me keqardhje e them, por une ndoshta ndryshe nga te tjeret nuk e kam ndertuar jeten duke kenduar neper klube dhe neper dasma. Nuk e kam per fyerje. Ajo eshte pjese e punes sime. Une kam pasur kushte te tjera. Kam pasur nenen e paralizuar per 20 vjet dhe nuk kam pasur shume mundesi. Te kesh dike te semure per 20 vjet ne shtepi, te rritesh dhe dy femije nuk eshte e kollajte. Do doja te kisha nje jete me te vrullshme artistike, sepse jam ne forme vokale. Megjithate kurre nuk eshte vone. Une ndihem e nderuar ne ato aktivitete ku shkoj. Te ndihesh e vleresuar dhe po aq e vecante nuk eshte pak. A keni ndonje peng ne jete? Njeriu ka pengje, edhe qajme, edhe qeshim. Jane gjera te jetes. Bashkeshorti juaj eshte trajner basketbolli dhe mesues i edukimit fizik. Si ka qene marredhenia juaj? E mrekullueshme. Ai e dashuronte sportin e vet dhe e ka pasur me te lehte te ma kuptoje mua dashurine per artin. Gjithmone jeni ne nje forme te shkelqyer. Si ia beni? Kur e ke shpirtin e mire je rehat. E dyta, jane rritur vajzat. Tani kam me shume kohe per veten. Edhe keshillat e vajzave jane si nderhyrje kirurgjikale qe merren me cdo detaj timin. Une kam pasur fat qe me ka dhuruar Zoti dy vajza. Se fundmi, zonja Myfarete, a do te shfaqni dicka te re per publikun? Une gjate ketyre viteve kam punuar vazhdimisht. Kam krijime te reja nga Edmond Zhulali dhe shume te suksesshme. Kam krijime te reja nga Alfred Kacinari qe jane shume te bukura. Fale kujdesit qe Ardit Gjebrea ka per artistet e brezit tone, kam pasur disa bashkepunime te mrekullueshme me te. Tani po mbledh te gjithe krijimtarine time te vjeter dhe te re dhe besoj se do dalin dy albume se shpejti. Une do t'i bej me shpenzimet e mia dhe do t'ua dhuroj gjithe dashamiresve te mi. Pse po e beni kete, ndoshta sepse nuk jeni mesuar ta komercializoni muziken? Jo. Arti ne vetvete eshte art, por eshte edhe jetese. Problemi eshte se jam borxhlie karshi publikut dhe fansave te mi. Jam e detyruar qe ta bej kete gje te bukur per ate rreth qe me ndjek ne gjithe aktivitetet e mia. Eshte nje detyre morale t'u dhuroj dicka nga vetja ketyre fansave te mi qe me kane ndjekur gjithe jeten.
(jonida hitoveizi/mapo)

Myfarete Laze: Sot Muzika Shitet Me Leke