TEKSTESHQIP

Myfarete Laze
Lulebore
Lyrics

I:Tuj shetitun n´mal e n´kodër
tuj prek lulet gjith' me dorë,
veç nji kopsht ma t'bukrin n'Shkodër
ty të gjeta luleborë:I

Je e vogël por je plot
ty t´kërkoj un tash sa mot,
tash sa mot un ty t'kërkoj
n'gzim me ty jetën ta qoj

I:Eja eja luleborë
se me ty do t´thurrë kunorë:I /2x

I:Pashë ma t'bukrën stinë pranvere
pashë ma t´bukrin dranofil
mos t'ja falësh kujt njat erë
se për mu vetëm ke qilë:I

Je e vogël por je plotë
ty t'kërkoj un tash sa mot
tash sa mot un ty t´kerkoj
n'gzim me ty jetën a qoj

I:Eja eja luleborë
se me ty do t´thurrë kunorë,
eja eja luleborë
se me ty do t´thurrë kunorë:I 4x

DËRGOI: