Pes' djem na i ka nana
musteqoka, kallushana,
krejt katundin e kan m'su
grave qefin me ja u ngu! x2
[Ezo Menic]
Avavav çka ke bo,
filxhanin s'ma ke la?!
Ta kom la e ter ta kom
veç për ty o loqkodon!
Çitma çitma kafën o
se jam çu mamurshëm o,
s'dij çka kom që jam ligshtu
n'kom s'po muj me u çu!
Ani duhna për me shku
thonjt me i ly me i rregullu,
se k'to t'punës na kan thon
nifar darke për me shku...
Grue grue mas ta nin'
veq kallxom o loqkodon,
në kët' botë e përtej bote
kon ma s'shumti ti e don? (Ty mo!)
Masi m'don oj takalushe
ec niher me t'dush!
Çe ma theve ket' viron
ik se nervoz po m'bon!!!
Masi m'don oj takalush
ec niher me t'dush!
Prit bre prit, a po ngon?
Mu ka thy ni thonj!
[Vjollca Luka]
Malli, malli na ka mar'
babe për me t'pa!
Veq për qefi kena ardhë,
veq për qef me t'pa!
Kqyr çka t'kam maru
pite t'kam gatu. (Për mu?!)
Pitenik ma t'mir nuk ki
gishtat me i lëpi! x2
Deshta babe për me t'vet
kqyr do t'ima mos t'kan mbet?
Mos pahiri t'kan qillu
se kuletën e kam harru...
Jam diçka o tu pritu
ktu e n'Shkup me shku!
Eh po pra, ma leht po t'vjen
mue me mi rru...
Jo për diçka, o veq për çata
fort jam tu pritu,
babe veq për do cikrima
ktu e n'Shkup me shku!
(Po jepja Sef' mos t'dhimen!)
E sa jon çato "t'ima"?
Grue sa? -Veq 1000!
Sa?! - 500 pra...
Sa??? - Babe po thot 200.
E për çaç po!
Kqyre djali jem,
meri 10, kthemi 8.
Jo dy, po DY-QIN!
Po de po, une Dy e ti Qato...
[Albana Azizi]
Lum e lum, lum e lum për mu,
burri katunar m'ka qëllu...
Tak çohet me sabah,
ja nis' punës me Bismilah,
e nuk len arë pa livru.
(Çashtu jam une, çashtu.)
Me pjekë flia kur m'vyn naj rem,
hiq s'priton, vjen e ma then!
Ma puntor n'katunin ton'
nuk gjon, hiq nuk gjon,
e kom shpirt e kom loqkodon.
(A e ka për ty a?)
Oh e kom rrejt, e kom mashtrue
veq me nejt o tu m'livdue!
Punët e mia me i punu
tjetër kon e kom pagu... x2
[Monda Bushi]
Hajde hajde mashallah
çesim ojna ojna,
Hajde hajde mashallah
bojna çka po dojna. x2
Hiç pishman nuk jam që erdha
k'tu n'mahall të shkrumit
po ma çon mallin o
si n'mahall t'hadumit...
N'bark e kopa Drenicaken
o ka m'kqyr si bolla
po ma ka lakmi n'fustana
n'kundra e n'pantolla!
Ngom djali jem çka po t'thom n'çet vend
nusen s'bon hiq me e lazdru
Tak si t'fol, tak mi qepu.
"Tak si t'fol, tak mi qepu!"
Kujt mi qepu? -Vetit o gru...
Pes' djem na i ka nana
musteqoka, kallushana,
krejt katundin e kan m'su
grave qefin me ja u ngu! x2
O hajd' bre Nexh' mujsh me m'picku
tutna onder mos jom a thu?
Cila osht çikjo a thu?
Shuej mos t'nin, kuku për mu!
Drenicake ka qillu...
[Lindita Selimi]
Ani mori nuse kur e vune kanën
e harrove nanën e harrove babën.
Ani tana shoqet ty kan' ardh' me t'pae
mere mori nuse oj ni temenae...
Me zurle e tupana darsëm t'madhe bajna
çikat knojn me def, darsma ka shyhret.
O s'është e mundur që të ka rrit' nana
oj bukuroshe oj mos ke zbrit nga hana?
Naim Krasniqi & Vellezerit Mziu - Kallushanat 7 Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kallushanat 7".
3. Video është e këngës "Kallushanat 7", por nuk këndohet nga Naim Krasniqi & Vellezerit Mziu.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.