TEKSTESHQIP

Naim Qukiqi
Ilahi Per Nenen
Lyrics

Skaj në rrugë, te një qoshe,
e mërzitur, rri një loke
durt i dridhen prej pleqnisë

i qajnë sytë prej mërzisë.(2x)

Bën DUA, i lutet ZOTIT
jepju mend, evladve t'sotit
s'mun durova dhe i thash

veç për të shahadet rashë.(2x)

Pse i derdhë, ti këta lotë
a jetim je në këtë botë
ja ka nis me zë tuj qa
krejt i kam, ajo më tha
Djemt i kam janë pasuru
kush i fali kan harru
tuj shetit, dynjanë e shkretë
LOKE e mjera ka met vetë.

Ref:
O ALL-LLAH PSE ERDH KJO DITË
ME HARRU KUSH NA KA RRITË
EDHE BOTËN LE TA FALIN
NANËS HAKUT SUN I DALIN
ME I FOL MIRË MOS ME IDHNU
NDRITË T'XHENETIT KE ME SHKU
SI 7 QIEJ E 7 EZANA
SKA MA T'BUKUR SIKUR NANA.

I dridhej zani, tuj lotu
dhe NAMAZIN kan harru
m'mbet merak me lot më tha

nipa e mbesa si kam pa.(2x)

E din ZOTI se un s'flas
krejt n'këtë botë kemi m'u plakë
kjo ofshamë, më erdh nga shpirti

nëpër skamje NANA i rriti.(2x)

Kam mshef plagë e mërzi
veq ata me bukë me u ngi
derë më derë kam kërku
me i rritë me i shkollu
e sot s'dojnë me sy me m'pa
se pallatet i kanë ba
i shkojnë lotët sikur gjak
NANËS kurrë sun i dal hak.

Ref:
O ALL-LLAH PSE ERDH KJO DITË
ME HARRU KUSH NA KA RRITË
EDHE BOTËN LE TA FALIN
NANËS HAKUT SUN I DALIN
ME I FOL MIRË MOS ME IDHNU
NDRITË T'XHENETIT KE ME SHKU
SI 7 QIEJ E 7 EZANA
SKA MA T'BUKUR SIKUR NANA.

DËRGOI: