A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Anes!

Syri yt,mbarsur nga loti,
Që shkëputet,si ortek,
Faqes mollë, rrokulliset,
Besoj,zjarrin vetë e djeg!...

Si e zogut,përpëlitet,
Zemra,vrarë e zhgënjyer,
Pse,moj pse,të më ndodh mua?!...
Dashurinë,s'iaskam kursyer...

Dhe çdo gjë,tu errësua,
Jo, the,-S'kam shpresë,gjallë në botë!...
Jo, të them,se vetë jeta,
Mbyll një derë,po hap një portë!...

Dhe më pe, si të jem zoti,
Oooh,ç'të mbuloj dritë dielli,
Vuuu,miliona falnderime,
Bukuroshja buzë,ç't'i derdhi!...

Nuk vonoi,dhe ja të pash,
Flutur,flutur krahëshkruar,
Në njëqindë,të dallova,
Vetë gëzimi,qe shokuar!...

Kish humbur identitetin,
Shkrirë,përhumbur, qe në ty,
çdo grimcë e qënjes tënde,
Fshiu një,e u bë dy.

Dhe pastaj,tunde dynjanë,
Eeeeh,po...ku, nuk më kërkove,
Mbyll një derë,e hap një portë,
Moj shpirtngopur, ç'e shijove!...

- poezi nga Natasha Limaj


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019