>
LETERSISHQIP

Muze E Frymezim

C'shoh,ç'ndjej e ç'provoj,
Oh, në këtë brilanten jetë,
Vegimi mbrëmjeve,do t'më ngacmoj,
Dhe gjumin,ma bënë dallgë në det.

Vetë,si padashur më formohen,
Si këngëza i nddjej në veshin tim,
Bukur rimohen, sistemohen,
Thonë,se është muzë e frymëzim!...

Dhe bredh me to anembanë,
Lodroj, në lëndina lirike,
Ky ritmi, trokitje në zemër,
Të jetë i ardhur,prej perëndive?!...

E ashpër,përplasëse,mizore,
E bukur,e ëmbël,hyjnore,
Më cingëris,moj muzë natë e ditë,
Boll, që të mbushem pak në shpirt!...