>
LETERSISHQIP

Gurgullime Ne Pellazgi

Palcë trungu e dy pemëve,” Toskëri “ e “ Gegëri “,
Njomur buzën, tek burimi gurgullimë në “ Pellazgi “…
Shenjtëri ambrozëruar, tingëllimë, polisemë,
O, po, ç’thesare ke ngjeshur, edhe veç në një fonemë…
Belbëzima foshnjarake, lëngëzimi i dëgjimit,
Ligjërimi,për ” Lirinë “ dinjitet i shqipërimit..
Trëndafil e manushaqe, luledele nëpër arë,
Karamele brenda gojës, sa plas dashuri e parë…
Vajzërim shtrir’nëpër këngë, ndezur dasma, djegur valle,
Në të prapsur, të qejfmbetjes,urtësi…, o zonjë e madhe…
“ Aort’e zemrës “këputur, me grykë vaj’e ngashërime,
Gjuha Shqipe mbi të gjitha, O, balsam, për hidhërime!...
Llahtar - llahtar, sa të dua?!... Ku je o, frymimi im??!!
Me një fjalë më zë mëngjesi, darkës gurgullon burim!...

DËRGOI: