Kënga Labe oshëtimë
drithëron në trupin tim...
Ndonjëherë vringëllin shpatë
Kuajt hergjele me vrap...
Rrezefeksur më jep dritë
Pis të zezë natën fashit...
Diell, hën'e yje plot
Zhytem në ta e s'dal dot...
Ndiesi e këngës Labe
Këngë derti plot me halle...
Lëshon zërin si furtunë
Aty shoh valët me shkumë...
Ndiej si çel syth'i pemës
Arom'e verës dhe vjeshtës...
Barin e kashtën e thatë
Edhe dimrin e acartë...
Malet me vello të bardhë
Pa dhe shiun breshërimë
Vetëtimë e bubullimë...
Erë, ciklon e suferinë...
Nuk njeh prit'e nuk njeh portë
dashurinë për fëmijët Më e shenjta në k'të botë..
Nëpër të e qar'e foshnjës
Si thyesi yt moj këngë..
E ndjek me sy, se si rritet
Se si çapitet në këmbë... Jetë, mund gëzime plot
Vetëm ti Labe më ngop...
Tek ti thith ison e këngës
Regëtimë, trokthin e zemrës...
Dashurinë avull të ngrohtë, të babait dhe të nënës...
Me kurorën e argjend-të Vetëm ti moj kënga labe
I ngre të gjallët në këmbë..
Lodrojnë dhe hedhin valle
Je dalldi, muzë frymëzimi,
më bëhesh gjinkall'në gojë
E më shpërthen ligjërimi,në mes lulesh trëndelina Isua jote më vjen ninull e dremis në ëndërrima!...