>
LETERSISHQIP

Djep Vlore

Jam vlonjat, jo dosido, por i matur me karat
“ Zbatharak “ nga lagjj’e re, Karabashi plot qoshe
Jam vlonjat,o nga Lirimi, jo shaka,por sua trimi
Shihni - shihni Tophanaja, shenjtëri Kuzumbabaja
Jam vlonjat nga Muradia, ku ka zanafillën dija
Jam i rritur në Vrenez, për merkaton Vlorën ndez
Jam vlonjat nga Varoshi,vetë shkroi, vetë vulosi
Jam vlonjat me fjalë burri, ngjizur sheshit të flamurit
Kam dhe ca qeliza arti,kafen e pi tek teatri
Hareshëm e shtun’e dielë, shëtitorja Vlorë-Skelë
Kume, Çole e Çentrale, djem me çika, zgjidhin halle
Denbabaden jam skelar, që në bark nëne notar
Jam vlonjat nga Uj’i ftohtë, Shtat’pallatet, përmbi kokë
Eh, ç’të them edhe ç'të shkruaj, veton dhe në dhe të huaj
Për ne, nuk ka të pamundur, jemi në djep Vlore tundur!...

N. L. ( F ). 11 / 04 / 2020