>
BIOSHQIP
Biografia
Nazmie Morina tashme e njoher si Mia Morina ka lindur në Gostivar të Maqedonisë. Interesat e saj përfshijnë muzikën dhe aktrimin. Ka studiuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe influencohet nga këngëtare si Christina Aguilera dhe Beyonce.

Në Maj 2012, Nazmie Morina merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Skenar I Vjeter". Ky ishte debutimi i saj në skenë me një kenge të realizuar nga Vullnet Ibraimi.

Kënga e saj e dytë u lançua online në YouTube, një super-baladë me muzikë dhe orkestrim nga ekipi "Street57" dhe tekst nga motra e Mias, Adelina, me titullin "Kujtimet".

Në vitin 2013, Mia Morina merr pjesë në X Factor Albania 3, ku merr aprovimin e të katër jurive, për pasojë duke iu bashkuar grupit të moshave "+23 vjeç".

Në Mars 2014, Mia merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngët "Dy Lule Te Bardha" dhe "Malli Vjen Tek Ti".

Në Maj 2015, Mia Morina merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Te Lutem".