>
BIOSHQIP
Biografia
Rep skena vendore gjithmonë ka qenë "e nxehtë". Dita ditës ajo freskohet me frymë të re. Frymë e re në rep janë edhe djemtë e grupit "NC.P". Janë nga Gjilani, por jetojnë në Zvicër, ku edhe e kultivojnë muzikën e tyre, tejet sepciale. Repi i "NC.P" është më brutal, nuk është i zakonshëm, është rep i dorës së parë. Grupi i të rinjëve shqiptarë synon të hyjë në tregun muzikorë me projekte të reja në të ardhmen.

Më datë 4 Janar 2015, Nc.P publikojnë videoklipin "X". Videoklipi u prodhua nga Biggy Image.

Më datë 31 Janar 2015, Nc.P publikojnë videoklipin "1 Melodi". Videoklipi u prodhua nga Biggy Image.

Më datë 31 Gusht 2015, Nc.P publikojnë videoklipin "E Dhez". Videoklipi u prodhua nga Biggy Image. Ky është videoklip ndryshe nga dy të tjerët e realizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe këndojnë në Zvicër, pasi është realizuar profesionalisht në nivel më të lartë, skenat janë më ndryshe se ato që jemi mësuar ti shohim, disa prej tyre me përmbajtje të papërshtatshme për personat nën moshën 18 vjeçare.