A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Stinët

Vjeshta

Dhe ju po shkoni,
Bylbyla, kshtu!
Po tretni këndynaj,
Dallndysha, ju!

Dekën mendova
Se m'vjen kurdo;
Se m'leni vetun
S'mendova, jo

Por ma fort zemrën
Ma bren nji idhnim:
Çerdhen qi i leni
Kujdesit tim.

Ndoshta, kur t'ktheni
Mue vorri m'mba,
E ju kërkoni
Çerdhën qi s'a.

- poezi nga Ndre Mjeda


- Poezia u dërgua nga Bujar Meholli -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  44