>
BIOSHQIP
Biografia
Nehat Ferati është diçka magjike. Të magjeps dhe të bën për vete. Me këngën, njeriu është rritur. Duke dëgjuar këngën, njërëzit e kanë mësuar historinë e tyre. Lum kush e interpreton këngën! Kështu është shprehur Nehat Ferati, këngëtar, instrumentalist dhe udhëheqës i Ansamblit kulturor “Gjilani” nga Gjilani.

“Kur këndoj, e ndjej se po jetoj me personazhet e veprave epike, “Bukura e Dheut”, “Tanusha e Kralit” apo te kënga Motra e Gjergj Elez Alia. Pra, më vijnë këto “personazhe” si ringjallje” e asaj historie, që është jona, e cila më jep frymëzim, forcë për të kënguar gjer te aderuesit e mi.

Dhe, jo vetëm kaq. Unë jetoj, por pa këngën, sikur nuk e ndjej vetën se jam mirë. Kështu e kanë jo vetëm këngëtarët, por edhe krijuesit tjerë, si: poetët, shkrimtarët, krijuesit tjerë të artit”, kështu është shprehur Nehat Ferati, këngëtar dhe udhëheqës i Ansalmblit “Gjilanit” nga qyteti Gjilani. Nehat Ferati është i ri nga mosha, por kur njeriu bisedon me te, sikur ke para vetës një njeri të përgaditur dhe të etur për art.

Ai është i lindur më 1971 në fshatin Dunav, Malësia e Karadakut. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Gjilan. Këtu jeton dhe vepron me ansamblin “Gjilani”, duke dhënë kontributin e tij prej aktivisti të etur për artin e këngës.

Ai, aktivitetin kulturor e ka filluar qysh nga fëmijëria, pra 6-vjeçare pranë Ansamblit të Muzikës Autoktone "Bajram Curri" të fshatit Shurdhan, Gryka e Karadakut. Mandej, ka vazhduar aktivitetin kulturor si këngëtar dhe instrumentist në SHKA “Mic Sokoli” në Gjilan, duke filluar nga viti 1983 deri në vitin 1985. Gjatë këtyre viteve, Nehat Ferati është paraqitur në shume aktivitete kulturore në të gjitha trevat e hapësirës shqiptare, ku më pas vazhdoi në Shoqërinë Kulturo Artistike ,,Zenel Hajadini” të qytetit, të Gjilanit. Këtu punoi si këngëtar deri në vitin 1990.

Gjithashtu, ai u paraqit në shumë koncerte nëpër Festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashta Kosovës. Bëri inqizime në RTP, Tadiotelevizionin e Prishtinës. Nga viti 1990 e më vonë, ai vazhdoi aktivitetin në SHKA ,,Dituria” ku me pas u shëndrrua në SHKA ,,Arbëria”, e cila funksionoi deri në vitin 1994.

Ai është angazhuar edhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve ,,Gurra” deri në vitin 2002. Sidomos vlen të përmendet pjesëmarrja e tij në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gurra popullore” në Gjilan në vitin 1994,1995, në Festivalin e Shoqërive “Kaçaniku Këndon”, më 1995, 1996, në “Gurra popullore” në Gjilan, më 1996, në Festivali “Kënga Jehon”- Strugë 1996, në Festivali i shoqërive Kulturo Artistike në Prizren, më 1997, në Festivali Shoqërive “Sharri këndon”, më 1997, “Flaka e janarit” për shumë vite me radhë. Mandej, ai është paraqitur si këngëtar në Festivalin “Kënga jehon” Strugë, 1998, Festivalin “Kënga jehon” Strugë 2000, Festivali “Oda Dibrane”, Peshkopi 1998, Udhëtoi në një koncert humanitarë në Francë, Gjermani dhe Zvicër 2002 etj.

Gjatë gjithë aktivitetit në Ansamblin e këngëve dhe valleve “Gurra”, Nehat Ferati ka marrë pjesë në mbi 200 paraqitje nëpër aktivitete të ndryshme kulturore. Në vitin 2002, Nehat Ferati, me artistët tjerë vendosën ta ndërrojnë emrin dhe të shëndrrohen në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve "GJILANI”.

Gjatë këtyre 10 viteve, ai me kolegët dhe artistët tjerë arritën të paraqiten në shumë koncerte, manifestime, festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Shtë shpallur aktivisti më i dalluar kulturor në komunën e Gjilanit, për vitin 2008, kurse Ansambli ,,GJILANI” është vlerësuar si Ansambli i vitit 2008 për komunën e Gjilanit.

Tani, Nehat Ferati vazhdon aktivitetin në këtë ansambël dhe është kryetar i Ansamblit "GJILANI”, anëtar i Këshillit Artistik dhe është këngëtar , instrumentist i këtij ansambli në fjalë.

Në Janar 2016, Nehat Ferati, Qemajl Musliu & Afrim Haziri marrin pjesë në Flaka E Janarit 2016 me këngën "Himni I Flaka E Janarit 2016".
KATEGORI: