>
LETERSISHQIP

Kroi I Diturisë

( Mësueses sime Lumnije Vokshi- Ramadani)

Dil në krua, dil në male
Mos u trembni nga tufane,
Po na vjen një Zonjë si drita
Fjalë ëmbël, fjalë florinjta.

Dil në kroje, në kopshtije
Mblidhni lule shqiptarie,
Që të bëjmë për te kurora
Të pavyshkura në kohëra.

Do ia vëmë në varr me mall
Sot e mot e kemi pranë
Si shiponjë që shkon në male
Prek ngadalë abetare.

Dilni, dilni nëpër oda
Krahëhapur pret Orizarja
Se po vjen Drita e Shkronjës
Po vjen rrethi i kurorës.

Lumi ky komb që e don Dritën
Lum ky fshat që e vret frikën
Lum kjo tokë që do nderimin
Për lavdinë thurr bekimin.

Lum ky komb që e do shkronjën
Dhe kurr zjarri ia djeg dorën
Lum ai komb që don lirinë
Që do librin, diturinë