>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Çift Ty Dua Të Kem” Nga Neki Dhe Leonora

21-08-2014
Neki Emra dhe Leonora Jakupi kanë publikuar videoklipin e tyre “Çift ty dua të kem”. Promovimin e projektit më të ri Emra e ka bërë në emisionin “Express Summer” të KTV-së, për të cilin ai ka treguar detajet e bashkëpunimit me Leonorën.



“Shpresoj që të gjithë të pëlqejnë videoklipin”, ka thënë ai pas shfaqjes së videoklipit.
Emra i cili ishte mysafir në emision ka thënë se për këtë projekt kanë qenë duke punuar tash e sa muaj dhe ideja ka qenë që të krijojnë një këngë që do të pëlqehet nga të gjithë.
“Ideja ka qenë të bëjmë diçka të bukur dhe normalisht të jetë kënga dhe vidoklipi i bukur. Videoklipi është shumë i ngrohtë dhe veror”, ka thënë Neki.



Këngën dhe orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku, tekstin e ka shkruar Mitat Sadiku, ndërsa spotin e ka realizuar Max Production. “Çdo detaj e kemi bërë në bashkëpunim me Leonorën të cilën e falënderoj shumë. Kemi pas një mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë”.



Duke folur për karrierën e tij, këngëtari Emra ka thënë se pas këtij do të rikthehet me një projekt solo dhe me balada. “Projekti i radhës do të jetë solo. Mund të realizoj një koncert dhe albumi i parë me këngët e mia. Do ta kem një përmbledhje me to”.





2 Fjalë Për Klipin E Ri “Çift Ty Dua Të Kem” Nga Neki Dhe Leonora