TEKSTESHQIP

Nertila Vreto
Valle Rrajces
Lyrics

Valle me ylber

Dhe më ço në ato male
kur në borë çelin petale

Kush ndrit si ylber në valle?
Kush ngjan porsi shtojzavalle?

Valle e rrajces kaq e bukur,
dridhet vasha porsi flutur

Fluturo, fluturo valle me ylber
fluturo, fluturo dhe mua më mer

Dhe më ço në ato male
kur në borë çelin petale (x2)

Se ç'u mërguan sorkadhet
kur në fshat filluan vallet

se ngjanin vashat o
më sorkadhe se ato

Fluturo, fluturo valle me ylber
fluturo fluturo dhe mua më mer

Dhe më ço në ato male
kur në borë çelin petale (x4)

vallja jonë ndizet flakë
e mbush malin me zambak

vash e Rrajcës me stoli
te gjithë ty te kan zili

Fluturo, fluturo valle me ylber,
fluturo, fluturo dhe mua më mer

Dhe më ço në ato male
kur në borë çelin petale (x2)

fluturo fluturo valle me ylber
fluturo fluturo dhe mua më mer

Dhe më ço në ato male
kur në borë çelin petale (x2)

DËRGOI: