TEKSTESHQIP
Netët E Klipit Shqiptar 12
Rensi Gjoka ka qenë fituesi i çmimit të parë në mbrëmjen gala të Netëve të Klipit eventi i zhvilluar fundjavën e kaluar, i cili mblodhi së bashku mjaft artistë dhe emra të njohur të botës së televizonit, medias dhe artit. “Unë dhe Gogoli” kënga më e re e Renis Gjokës me video të prodhuar nga “Cek Produksion” u shpall si klipi më i mirë për këtë vit nga një artist shqiptar. Videoklipi jep një mesazh të fortë për luftën kundër autizmit, për t’i kuptuar e mbajtur pranë fëmijët autikë, sepse autizmi nuk zgjedh.

Teksi i kësaj kënge u shkrua nga Edmond Tupe, i cili vetë ka një djalë autik. Autorët dhe ideatorët e këtij eventi këtë vit ndërtuan një shou vërtetë të veçantë, ku janë përfshirë personazhe të njohur të Kinemasë, Teatrit, prezantues televizivë, personazhe publike, të cilët ishin pjesë e mbrëmjes Gala. Disa nga emrat e Vipave qe u bënë pjesë e mbrëmjes duke dhënë edhe çmimet përkatëse ishin, Muharrem Fejzo, kineast e regjisor, Ndriçim Xhepa, Anila Basha, Drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com, Rajmonda Bulku, Edmond Tupe, Floriana Garo, Gëzim Kame, Ardi Asllani, Elton Deda, Petrit Beci, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së etj.

Prezantueset e Netëve të Klipit në vite që ishin pjesë e prezantimit në mbrëmjen Gala ishin Çiljeta Xhilaga, Hygerta Sako, Gerta Heta e Kozeta Kurti, ndërsa spektakli u moderua nga Adela Xhamani, e cila e kaloi mjaft mirë përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e duhur. Festivali pati 14 kategori ku u nominuan videoklipet më të mira, që u shpërblyen me çmime e në të njëjtën kohë edhe disa kategori, të cilat vlerësohen pa nominim siç janë Çmimi i Medias ( i cili u fitua nga Vedat Ademi), Çmimi i Publikut ( nga klikimet në faqen zyrtare të festialit që u fitua nga Neki Emra) Çmimi special i Jurisë ( Unë dhe Gogoli), i cili është i barazvlerësheë me çmimin e madh, pasi është videoklipi për të cilin juria voton njëzëri, Çmimi Deliart ( Grupi LYNX me videoklipin Gjysma ime më e mirë. Këtë vit seleksionimi i videoklipeve ishte shumë rigoroz dhe në këtë festival u seleksionuan vetëm 42 videoklipe pjesëmarrës që u shfaqën gjatë 7 javëve dhe në javën e 8-të u zhvillua paraqitja e kategorive dhe nominimeve të videove pjesëmarrëse.

Fituesit e çmimeve me nominime

Klipi më i mirë alternativ: “Magjishëm” prodhim i Alexandër me protagoniste Big Mama.

Klipi më i mirë Rock: “Dëgjomë, prodhuar nga Fabrika Studio, protagonistë Elita 5

Videoklipi më i mirë i muzikës qytetare: Ylli Baka

Kamera më e mirë në Klip: Aurela Gaçe me këngën “Shpirti i shpirtit tim”Max Produksion

Montazhi më i mirë” : Entermedia Studio me Gangsta

Regjia më e mirë: “Pin Moon Studio” me “Ti them heshtjes tande mjaft” nga Kushtrim Hoxha

Grafika më e mirë: “CEK Produksion” me Unë dhe Gogoli, Renis Gjoka

Figura më e mirë mashkull: Kastro Zizo në klipin “Pa lule”

Figura më e mirë femër: Mirsa Kërcelli me “Club in air”

Fabula më e mirë në klip: Provideo me “Më prit atje” nga Alban Skënderaj

Interpretimi më i mirë femër: Aurela Gaçe me “Shpirti i shpirtit tim”

Interpretimi më i mirë mashkull: Vedat Ademi me “Për ty”

Produksioni më i mirë në videoklip: ESP Studio me protagonist Sidrit Bejlerin

Anëtarët e Jurisë ishin: Florian Garo, Gëzim Kame, Valter Qarri, Mimoza Musaraj, Kozeta Kurti, Blendi Sala, Anila Basha, Gerta Heta, Ardi Asllani, Rajmonda Bulku.
Netët E Klipit Shqiptar 12 (Tekste & Video)
Image 119391
Image 119492
  • Netët E Klipit Shqiptar 12
  • Viti: 2013
  • 13/04/2013 - 02/06/2013
  • Prezantuesit: Adela Xhamani
  • TV: Tvsh
  • Radio: Radio Tirana