Edicioni i 14 i festivalit “Netët e Klipit Shqiptar” përfundoi.
E konceptuar si mbrëmje feste, me të ftuar artistë të njohur shqiptarë dhe figura publike, mbrëmja gala ka pritur dhe përcjellë shumë emra këngëtarësh në skenë.
Me prezantimin e Herjon Mustafarajit dhe Adelajda Xhamanit, mbrëmja e së premtes ka përmbyllur një cikël disa javor, gjatë të cilit u prezantuan klipet konkurrente të këtij viti.
Fitues këtë mbërmje u shpall videoklipi "Pa ty" nga Neki Emra, si videoklipi më i mirë në të gjithë komponentët. Videoklipi "Pa ty" është realizuar nga produksioni kosovar ASHA.
Klipet Fituese:
Klipi me i mire Alternativ: Burn – Hajde me ne
Fabula me e mire: Rosela + Vullnet – Jam aty
Grafika me e mire: Big Basta Ft Mr.Rez – Fire, Higher, Ajer
Klipi me i mire i muzikes qytetare: Devis Xherahu Ft Vaske Curri – Nuk e meriton
Regjia me e mire: Elita 5 – Me fal
Montazhi me i mire: Alxhela Peristeri Ft Marcus Markado – Bye Bye
Produksioni me i mire: Ingrid Gjoni – Ft Gjeto Luca - Mbretereshe
Kamera me e mire: Edona Llalloshi
Interpretimi Femer: Eli Fara – Me mua mos
Interpretimi Mashkull: Vellezerit Korcare – Ti se meriton
Klipi me i mire Rock: FLaka Krelani – Zjam
Debutuesi me i mire: Megi Laska – Pergjithmone
Dueti me i mire ne Klip: Jon + Eneda - Together
Imazhi me i mire ne klip: Orinda Huta Ft Luis – Te amo
Cmimi special per grupin me te ri: Alar Band – Ocean
Klipi me i mire ne te gjithe komponentet: Neki Emra – Pa ty
Cmimi Special I Jurise: Lori Me ty nuk flas
Cmimi I Medias: Mihrie Brahja
Cmimi Deliart: Mateus Frroku FT Fisniket - Cokollate e shkrime.
Anëtarët e Jurisë ishin: Milaim Zeka, Saimir Kumbaro, Besnik Bisha, Leonard Bombaj, Eraldo Rexho, Altin Hazizaj, Bujar Kokonozi, Ruzhdi Pulaha, Rajmonda Bulku dhe Artan Minarolli.
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
* Kjo nuk është renditja zyrtare e festivalit, por renditja e teksteve më të lexuara në teksteshqip.com gjatë kësaj jave.