>
BIOSHQIP
Biografia
Është nga Shkupi dhe ka një zë dominues, nga ata zëra që nuk harrohen lehtë. Neti Fermini e nisi muzikën që në fëmijëri dhe gjatë rrugës ka edituar katër albume e mbi 37 këngë të realizuara me bashkëpunëtor të ndryshëm.
Neti Fermini e ka specialitet muzikën live dhe këndon në evenimente, mbrëmje rinore e ahengje të ndryshme, ku përherë le shije te jashtëzakonshme falë zërit fantastik dhe atmosferës që krijon. Dihet që e jep maksimumin në të gjitha paraqitjet dhe këtë e dëshmon numri i madh i njerëzve që shkojnë për ta degjuar nëpër mbrëmje, por edhe angazhimi në dasma e ahengje.

Ndryshe, Neti Fermni ka një stil krejt të veçantë e unik nga të gjithë këngëtarët e këngëtaret e skenës muzikore shqiptare. Shumë kush pyet se kush është, çka është… Vetë Neti ka vendosur të njihet thjesht për zërin dhe pjesa tjetër mbetet private.

Në vitin 2010, Neti publikon albumin "Kush Loton".

Më datë 6 Nëntor 2016, Neti Fermini publikon videoklipin "S'di A Me Ta Fal".

Më datë 19 Shkurt 2017, Neti Fermini publikon videoklipin "Si Je Zemer". Neti Fermini e ka edhe një dozë të fortë artistike, e këtë e tregon më së miri në këtë baladë. Kjo këngë është realizuar nga Pleo Gashi dhe Nusret Asani nga “NP-Records”, ndërkaq teksti është shkruar nga tekstrshkrursi i njohur i shumë hit baladave Ejup Shabani. Këtë këngë e ka zbukuruar edhe më shumë pjesmarrja e violines, ekzekutuar mjeshtërisht nga violinisti Mentor Sylejmani. Videoklipi është punuar nga “General Films” dhe skenat janë xhiruar në natyrën mbreslënëse të Pelisterit.

Më datë 27 Qershor 2017, Neti Fermini publikon videoklipin "S'ka Fjal". Teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 27 Tetor 2022, Neti Fermini publikon videoklipin "Për Ata Sy". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi Meti Neziri, ndërsa tekstin e shkroi Ejup Shabani.

Më datë 11 Mars 2023, Neti Fermini publikon videoklipin "Pa Ndjenja". Teksti i këngës u shkrua nga Buk1. Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).

Më datë 16 Korrik 2023, Neti Fermini publikon videoklipin "Luje". Muzika e këngës u punua nga ERO (Eroll Osmani), ndërsa teksti u shkrua nga Buk1. Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).

Më datë 1 Tetor 2023, Neti Fermini publikon videoklipin "Ça M'ke Ba". Muzika e këngës u punua nga ERO (Eroll Osmani), ndërsa teksti u shkrua nga Buk1. Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).

Më datë 3 Mars 2024, Neti Fermini publikon videoklipin "Pa Nafak". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim ERO (Eroll Osmani) & Buk1. Produksioni audio u realizua nga ERO (Eroll Osmani).
KATEGORI: