Flitet se ka qenë një ide e reperit që jeton në Zvicër, Astrit Grudës, që këngëtari i muzikës popullore Nexhat Osmani të bashkëpunojë për një këngë pak më ndryshe.
Edhe Eki nga grupi "Klani Shqiptar" ka qenë i gatshëm për këtë bashkëpunim dhe shumë shpejt është planifikuar të vijë edhe video-klipi i kësaj këngë që do të jetë e ndërthurur me rep dhe popullore dhe titullohet "S'dua tjetër".
Xhirimet e videos janë realizuar në Detin Adriatik në Shqipëri nga produksioni "Pinkmoon". Sipas djemve që bashkëpunojnë me Nexhat Osmanit, kjo këngë do të jetë shumë ritmike e verore, ndaj presin një sukses.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)
Nexhat Osmani - S'dua Tjeter(Feat.Klani Shqiptar & Astrit Mulaj)
[Teksti dhe Klipi]